Në drejtimin e Vangjel Dules, Kuvendi u mblodh dje në seancë plenare për të diskutuar disa projektligje të rëndësishme në fushën ekonomike, por dhe atë për Shërbimin e Jashtëm.
Ishte opozita që mori fjalën e para, por më pas ata u larguan për t’iu bashkuar protestuesve jashtë sallës së kuvendit.
Braktisja e seancës nga demokratet zakonisht ul vëmendjen për ligjet në Parlament që kalojnë me konsensusin e plotë të mazhorancës.
Ndryshe ndodhi këtë herë, kur ishte sjellë për miratim ligji i ri i Shërbimit të Jashtëm, që në Komisionin e drejtuar nga Arta Dade, pati kundërshtime të forta për dy nene, atë që heq kuotat e rekrutimit të diplomatëve dhe nenin tjetër që i mundëson ministrit të Jashtëm, emërimin e ekspertëve nga jashtë shërbimit, si ambasadorë, në rastet e veçanta.
Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade, ka abstenuar nenet 27 dhe 32 të projektligjit për shërbimin e jashtëm edhe pse ai u miratua me 75 vota pro në seancën plenare.
“Shërbimi i jashtëm do ruajtur dhe mbrojtur nga çdo tentativë për t’u kthyer në instrument shërbyes, për pushtetin ekzekutiv sepse diplomacia duhet të vihet në shërbim të shtetit dhe vendit.
Ajo kurrsesi nuk mund të jetë kompensim për shërbimet e forcave politike apo individët përfaqësues të tyre, apo të interesave vetjake.
Shqetësimi im është pikërisht nëse ne kemi garantuar parimin e patjetërsueshëm për diplomacinë që Zot ka vetëm interesat sublime të vendit dhe kombit. Neni 27 lë hapësirë për abuzivizëm“, tha Dade.
Ndërsa sipas ministrit Ditmir Bushati, “angazhimi i personave ndaj jashtë shërbimit, bëhet vetëm në bazë të kritereve të mirëpërcaktuara në raste të veçanta, për persona me njohuri specifike në fusha të ndryshme dhe për persona që mbi të gjitha plotësojnë kriteret e rekrutimit në shërbimin e jashtëm“.

Arroganca e ketij pseudo ministri, te cilit i mungon vetpermbajtja cinike, steriliteti i mendimit, per te mos folur per nivelin skandaloz te keshilltareve te tij qe marrin persiper te japin mendime e te formulojne teza te nivelit para shkollor, jane turp e faqja e zeze. Hidhini nje sy mire kesaj ministrie dhe stafit te saj, te njejta germadha Komuniste riciklohen ne cdo cep te saj. Mos u habisni kur shihni te njejta emra neper Ambasada, asgje nuk ka ndryshuar, Paris, Rome, Berlin, Bruksel, Strasburg…funksionare te lodhur, te paafte, ku i vetmi qellim i tyre eshte si te perfitojne ose te vjedhin kete vend te mbaruar. Flamurin e kesaj armate te paranojuar e mban ky pseudo “Rilindas” Ditmir “Ditezi” Bushati, i cili nuk njeh asgje tjeter pervec demagogjise dhe hakmarrjes kundrejt individit.
Ka te drejte Arta Dade ne kete pike, ky ligj i hap rruge abuzimit dhe abuzesi i pare eshte vete ky palo minister. Njesoj si ne kohen e Berishes, asgje s’ka ndryshuar, te gjithe nga nje semundje vuajne, sapo hipin ne karrigen e pushtetit: ti sherbejne interesave vetjake, te fisit dhe miqve te vet.
Ku ishin qenushet Brace e Balla qe denonconin nepotizmin e emerimeve diplomatike apo emerimet politike? Perse nuk folen per disa emerime skandaloze neper selite diplomatike sbqiptare? Miratimi i ketij ligji nxjerr ne pah sa hipokrite eshte kjo mazhorance.
ky minister ndonese me pak i perfoluri, eshte me i paafti i kesaj qeverie, nje medioker e injorant qe e ka kthyer ministrin e sherbimin diplomatik nje turp kombetar, nuk e di si rama afron ne Qeveri antikapate te tille si ky mediokri