Ligji për sigurinë publike; kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e transportit publik

Dita

Shqipëria do të ketë së shpejti një ligj të sigurisë publike, i cili do të garantojë më shumë siguri për jetën, pronën dhe qytetarët. Një ligj i hartuar nga Ministria e Brendshme dhe që i është shpërndarë organeve të tjera për të dhënë mendime, së shpejti pritet t’i kalojë komisioneve parlamentare për shqyrtim.

Nxjerrja e këtij ligji do të detyrojë të gjithë bizneset, të cilat kanë të ardhura më shumë se 10 milionë lekë në vit, autobusët, taksitë, lokalet që kanë hapësirë për më shumë se 50 klientë, kopshte fëmijësh, park lodrash e shumë mjedise të tjera, të jenë të gjitha të pajisura me kamera sigurie.

Bizneset, të cilat janë grabitur njëherë më parë dhe që sipas analizave policore mund të jenë objekt sulmi i grabitësve, do të detyrohen edhe ato të kenë masa shtesë të sigurisë.

Subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e lojërave të fatit, subjektet që administrojnë mjedise të hapura apo të mbyllura për fëmijë, shkolla apo kopshte private, si edhe çdo veprimtari e transportit publik që konsiderohet nga policia si burim rreziku i shtuar, do të jetë i detyruar me ligj që t’i përgjigjet dispozitave në fuqi, sapo ky ligj të hyjë në fuqi.

Jashtë këtij ligji nuk do jenë as banesat dhe sidomos ato që kanë depozita uji apo banorë të pallatit persona me precedentë kriminalë.

Në nenin 8 të këtij ligji thuhet se, “Administratorët e ndërtesave të banimit, marrin masa shtesë sigurie, duke bashkëpunuar me Policinë e Shtetit, nisur nga vlerësimi i rrezikut që konstatohet në urbanistikën e pallatit, parkimet, depozitat e ujit, personat me precedentë kriminalë banorë apo qiramarrës”.

Të gjitha filmimet e ruajtura nga kamerat e sigurisë me ligj janë të detyruara t’i jepen policisë sa herë që ajo do t’i kërkojë, por në përputhje edhe me ligjin për të dhënat personale.

Policia do t’i japë të gjithëve gjashtë muaj kohë për të marrë masat e sigurisë pas daljes së këtij ligji, dhe në mos respektim të tij do të vendosë gjobat përkatëse të parashikuara edhe ato në një nen të veçantë.

Vërtetimet e sigurisë do të jepen nga policitë vendorë, të cilat duke bërë analizën e riskut për një objekt u lind e drejta të kërkojnë edhe masat shtesë, si ato të policisë private, por edhe lidhje direkt të sinjalit të kamerave për ruajtjen e objektit me sallat e komandimit të policisë. /TCH

Share This Article
8 Comments
  • Nuk vlen asnje Kamera para drejtesise.prokurori mund ta kapi kriminelin dhe gjykatesit mund ta lirojne prape kriminelin.Drejtesia duhet thellesisht reformuar, qe do te thote se duhen marre masa te guximshme ne drejtesi.Duhen hequr komplet gjykatesit ne gjykaten e larte dhe te krimeve te renda dhe duhen zevendesuar ata me te gjykates te rinj.

  • Kamerat kapen edhe vrasesin e Santos,po policia e shoqeroj derisa e nxorri jasht Tiranes duke dal jasht rrezikut.Si ka mundesi si policia nuk po e gjen kurr rrugen drejtim i pa ditur.Kjo dihet se kush i bene po policia qe e drejton mafiozi nuk mund ta kryej punen.

  • Big Brotheri po ju vezhgon.
    Keto jane ligje per halldupe se duke menduar qe teknologjia do i nxjerre nga problemet.
    VK

  • ORE, DO TI PAGUAJE EDI RAMA KETO, NGA PARATE E VETA, APO DO VAZHDOJE BURGIMET INTERNIMET DHE GJOBIMET PER TE BERE KETE GJE????!!!!!!!

  • Se pari, reformoni sistemin e drejtesise, jo duke hequr disa prej tyre, por duke e pastruar ate teresisht! Pas kesaj, fajtoreve u vendosni prangat, dhe se fundi tu konfiskohen gjithe pasurite e vendosura me korrupsion! Mendoj se kjo do ishte kamera me e mire, qe mund te vendoste shteti! Te tjerat, me duken pallavra!

  • Po çfarë janë këto legenllëqe. Të vendosen kamera kudo? Dmth të jemi të survejuar në çdo moment të ditës? Ngrihuni o popull i dhier. Ngrihuni se lanë nam ata që venë në parlament. Prisni ndonjë ditë të na shënojnë me hekur të nxehtë si bagëtinë. Derrat e ndyrë që nuk po na lënë rehat. Po në fund të fundit mirë na e bëjnë. Tash çdo gjë e kemi me çip. Të mbikqyrur 24 orë në 24. E bëjnë në emër të sigurisë? Kur kemi qënë më të sigurtë, tani apo në kohën e gjyshit? Atëherë nuk kish kamera po nuk ja mbantr bytha kujt të kruhej. Shoqëri civile e leshit. Analistë analë që flasin për gjithçka e nuk dinë asgjë. Mos i lini o njerëz ta bëjnë edhe këtë se po i futen këtik populli edhe në banjë. MJAFT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *