Ligji për Strehimin social, Vasili: Rama po e zhbën shtetin

Dita

Pas miratimit të ligjit për “Strehimin social” në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka vendosur të reagojë.

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se ndonëse opozita dha konsensusin në parim për një ligj të tillë, amendamentet e saj nuk u shqyrtuan.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së e akuzon kryeministrin Rama dhe qeverinë që ai drejton për favorizime përkundrejt oligarkëve, si dhe për dëmet që i shkakton qytetarëve të varfër.

“Parlamenti miratoi dje ligjin për “strehimin social”, por nuk u shqyrtuan amendimet e opozitës. Këto amendime parashikonin mbrojtjen e qytetarëve, por qeveria tregoi sërish qëndrim urryes ndaj të varfërve. Kjo demagogji dhe ky qëndrim i një qeverie, që nuk është normale, mbron oligarkët por dëmton qytetarët.

Kryetari i Kuvendit ligjëroi dje një parlament që ka ikur nga shenjat e parlamentarizmit. Ligji i “Strehimit social”, edhe pse opozita dha konsensusin e saj në parim për t’u bërë një ligj i mirë, u dhunua dje. Në funksion të grabitjes dhe vjedhjes, mazhoranca thyen çdo lloj konsensusi, edhe pse çirret dhe bëjnë sikur duan konsensus. Rama nuk po bën shtet, por po e zhbën shtetin”, u shpreh deputeti Vasili.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Sigurisht qe po e zhben Petrit, po zhben pikerisht ate qe bete ju duke e kthyer shtetin ne ndermarrje private, me ideologjine e “shanseve”.

  • Ik more budalla ! Nuk te beson njeri ! Ju te LSI-s kudo
    ku kacavirreni mbillni vetem urrejtje e netevetje sepse
    shqiptaret ju njohin aq mire sa nuk ka “zog bushtre” qe
    t’ju besoje. Banda juaj njihet si zhvatese,hajdute, ma-
    fioze….Ne krye keni nje femer komplet te diskretituar,
    drogaxhie qe nje dite, shume shpejt do te perballet me drejtesine dhe Vasillaqis kete po pret t’i zesh vendin qe
    ta hoqen sa hap e mbyll syte. Ti po pret si ” dhelpra me
    hallatet e dashit” …..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *