Ligji për Teatrin, artistët marshojnë drejt Kryeministrisë: Hiq dorë nga projekti

DITA Online

Artistë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë kanë vazhduar protestën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar edhe sot pasi presidenti Meta ktheu sërish ligjin që parashikonte shembjen e godinës së teatrit.

Mësohet se aktivistët dhe qytetarët kanë marshuar fillimisht drejt Kryeministrisë, për t’i kërkuar të tërhiqet përfundimisht nga ky projekt, e pastaj drejt Presidencës, për të falënderuar për vendimin e sotshëm.

Presidenti Meta dekretoi për herë të dytë kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit të Teatrit Kombëtar, me argumentin se ligji nuk garanton barazi në garë.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, refuzoi të komentonte vendimin e Kreut të Shtetit. Por ishte kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla,  i cili përdori një shprehje të presidentit Meta, për të theksuar se dekreti do t’i nënshtrohet procedurës parlamentare.

“Ne jemi seriozë në marrëdhënie me institucionin e Presidentit të Republikës dhe do ta shqyrtojmë me po aq seriozitet qetësi dhe dashuri propozimin që vjen nga Presidenti”, tha Taulant Balla.

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Nen frymezimin e Maxhunit e fisit te Pekajve kane zbritur
    ne Tirane per te mbrojtur Teatrin Kombetar nga prishja e
    tij nga ana e qeverise se Edi Rames. Ku marrin vesht keta shpelkare nga punet e teatrive apo te kultures. Por
    edhe ketu Maxhuni e fisi i tij i ka ardhur koha t’i civilizoi
    duke i sjellur ne Tirane si bageti pa ditur se ku po shkojne
    por vetem se “baca” ka urdheruar te bejne zhurme e zalla
    mahi dhe per ta mbushur bulevardin me kaka .Sa mjera-
    ne jeni more popull qe manipuloheni nga disa gangstere e rufiane politikane qe vec rrafshimit te Shqiperise,sic be-
    ne ne vitin 1997 nuk dine te bejne gje tjeter.
    E cuditeshme eshte qe banda mafioze ,hajne dhe krimi-
    nele e “baces” Sali duke mos gjetur “mish per top” ne Ti-
    rane iu turren hasianeve te Maxhunit per t’i sjelle si sklle-
    ver ne Tirane per te bere rremuje dhe per t’i filmuar si
    dokument para botes se gjoja ne Shqiperi po behet nami,
    rrena me bisht ku asnje i huaj nuk i beson me kesaj bande qe ka vetem nje objektiv : Mbrojtjen e Saliut dhe
    familjes se tij nga : Hetimi- investigimi- ndeshkimi- konfis-
    kimi dhe RECI.,,,! sebashku me te gjuthe ata banditet kryesore qe e kane mbrojtur deri sot ! Pa i bere nje ndesh
    kim shembullor klanit Berisha ne Shqiperi nuk do te kete
    qetesi asnjehere. Prandaj,nese qeveria e tanishme nuk e
    ben kete nuk ka bere asgje vecse nje vrime ne ujin e qelbur te korrupsionit dhe sllogani se “nuk jemi nje soj”
    s’eshte vecse nje demagogji e radhe,mjere populli shqip-
    tare qe e beson. Une per veten time si qytetar anonim me
    c’ka po shikoj nuk e besoj. Megjithate le te shpresojme…!
    Ah ! per pak sa harrova, zoti K/minister duhet perseri t’i
    jepni Maxhunit “Pension Special” , “Per meriten qe ka qe
    soli hasianet ne kryeqytet per te mbrojtur kulturen shqip-
    tare sepse ne doren e tyre ka mbetur kjo ‘kulture’ ” ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *