Pika kryesore është zgjerimi i rrethit që mund të dhurojë organ për transplant. Kur është miratuar ligji nuk janë marrë parasysh persona që nuk kanë të afërm me lidhje gjaku, siç janë jetimët. Dhe sipas ligjit kjo kategori mund të vdesë pasi ligji ndalon dhurimin e veshkës, qoftë dhe mes njëri-tjetrit.
“Nuk më duket normale që dhurues organesh të jenë jashtë trungut familjar. Pra një shok mund t’i dhurojë shokut të tij veshkën. Kjo do sillte abuzime sepse ai mund ta shesë veshkën 20 mijë euro dhe kjo mund të sjellë ndonjë situatë si në Bangladesh”,- theksoi Tritan Shehu, zv kryetar i komisionit, në periudhën e diskutimit të këtij projektligji. Më tej ai vazhdoi “Duhet të saktësojmë nenin që ka të bëjë me njerëzit e paaftë, por edhe për të afërmit e trungut familjar. Ky është një ligj i vështirë dhe ka debat kudo në botë. Grupet e eksperteve të Komisionit të Shëndetësisë dhe Ministrisë po punojnë bashkë për të bërë ato ndryshime që vlerësohen të domosdoshme”, tha Tritan Shehu.
Në fakt këto që thotë e mendon z. Shehu janë të pavërteta…
Vetëm vende si Shqipëria dhe Italia kanë një ligj të tillë
Ligji për transplantin e veshkave në Shqipëri ngushton rrethin e të afërmve për dhurimin e veshkës. Sipas specialistëve për të hartuar këtë ligj është marrë si shembull Italia por nuk mund të merret si shembull një vend ku ndikimi i Kishës Katolike është maksimal, ndonëse, për hir të së vërtetës vetë Kisha Katolike ka evoluar në qëndrimin e saj përsa i përket transplanteve. Vetë Papa Gjon Pali II ka theksuar nevojën e shpëtimit të jetëve njerëzore, sigurisht jo duke i hequr një njeriu tjetër mundësinë e jetës.
Vende si SHBA, jo vetëm që lejojnë dhurimin e organeve nga dhurues që nuk kanë asnjë lidhje as gjaku e as njohjeje, por e inkurajojnë këtë gjë.
Tereska: te permiresohet ligji!
Zgjidhja nuk është që njerëzit të mund të dhurojnë veshka vetëm për familjarët e tyre, por tashmë është provuar në të gjitha vendet e zhvilluara që zgjidhja më e mirë është krijimi i një banke të posaçme për dhurimin e organeve, e për këtë duhet një projekt i mirëfilltë dhe bashkëpunim i të gjitha instancave.
Megjithatë ka ardhur koha që të bëhen disa ndërhyrje në ligj. Për këtë kemi biseduar me doktor Nestor Tereskën i cii është shef i shërbimit të nefrologjisë në QSUT.
Ai e fillon bisedën duke pohuar se këto ditë në zyrën e tij kanë trokitur dy persona të cilat donin të shisnin veshkën. Kjo po përsëritet herë pas here. Megjithatë Tereska është i mendimit që rrethi i familjarëve që mund të dhurojnë veshkën të zgjerohet, madje në këtë listë të futen miqtë dhe të njohurit, por baza ligjore të jetë aq e fortë sa të pengojë trafikimin e organeve.
Cfarë konkretisht mund të ndryshohet në ligj? “Për shembull”, ëprgjgijet në një intervistë për historia-ime.com prof Tereska, “rrethi i personave që mund të dhurojnë veshkën të zgjerohet e mos kufizohet vetëm te nëna, babai, motra dhe vëllai. Duhet zgjeruar pak dhe rrethi shoqëror. Për këtë u konsultova me disa profesorë si Mustafa Xhani, Petrela etj, dhe ramë dakord që duhet zgjeruar , por duhet të ruhemi në maksimum nga çdo mundësi e trafikimit të organeve. Dhe në këtë drejtim unë jam jashtëzakonisht strikt. I ruhem si djallit trafikimit të organeve. Në Shqipëri vetëm këto tre javë më kanë dy persona për të shitur veshkën! “A shitet veshka se duam ta japim”, kështu më kanë thënë”.
Duke saktësuar se është tjetër gjë dhurimi i veshkës dhe tjetër gjë shitja apo trafikimi i saj për motive ekonomike, profesori tha më tej: “Sot jetojmë në grup dhe nëse një nga kolegët e mi do të kishte nevojë personalisht do të isha i gatshëm t’i dhuroja veshkën. Por kjo ndodh dhe në ambiente të tjera pune. Duke zgjeruar grupin e dhuruesve zgjerojmë mundësinë për të shëruar të sëmurët”.
Përse është kaq strikt ligji? Ai përgjigjet: “Ndoshta nga frika e trafikut të organeve dhe korrupsionit. Mendoj se këtë kanë pasur parasysh kur është ngushtuar grupi i dhuruesve”.
Ai shton se “të gjitha këto që diskutuam duhet të kenë një bazë ligjore dhe e dyta një doktor ngriti (i referohet konferencës së fundit ku ka qenë i pranishëm) problemin e krijimit të një banke për dhurimin e organeve. E jep një familjar, nuk i korrespondon, ia kalon një pacienti tjetër që mund t’i korrespondojë. Një koleg e pasqyroi këtë ide me eksperiencën e transplantim të palcës së kockave, pasi banka e transplantit të kockave është një organizim i përsosur”.
Si mund të krijohet kjo bankë? Tereska thotë se kjo kërkon një parapërgatitje, do organizma të tërë që të ndihmojnë si: Organizata Botërore e Shëndetësisë, të vihet në lojë një projekt i madh me Këshillin e Evropës sikurse ishte projekti i transplantit që kishim me Italinë. Nga ana tjetër duhet të futen në lojë shumë anastezistë, reanimatorë, urologë, nefrolog, ekspert ligjorë. Them se ka ardhur koha të mblidhen ekspertë me eksperiencë evropiane. Unë jam shumë dakord që ligji aktual është i mirë por duhen parë mundësitë e një ripërpunimi. Pikërisht këtë po bëjnë dhe francezët, po zgjerojnë gamën e personave që mund të dhurojnë.
Por, kete qe kerkojne doktoret e kundershton sidomos nenkryetari i komisionit te shendetesise, z. Tritan Shehu:
Lexo ketu per me shume:
RASTI FLAGRANT SI VATIKANI LOBON INDIREKT NE LIGJET SHQIPTARE PERMES MESILA DODES DHE TRITAN SHEHUT
Historia-ime.com sjell të transkriptuar bisedën e deputetëve brenda Komisionit të Shëndetësisë në lidhje me diskutimin për ligjin “Për transplantimin e indeve, të qelizave dhe të organeve në Republikën e Shqipërisë”. Siç kemi bërë të ditur, doktorët dhe vetë pacientët kërkojnë ndryshimin e këtij ligji pasi ai kufizon rrethin e personave që mund të jenë dhurues të një organi si veshka.
Lexoni më shumë për këtë speciale në këtë link:
Por ne po vazhdojmë me transkriptin e bisedave në komisionin e shëndetësisë kur diskutohej ky ligj, ashtu siç janë botuar në faqen zyrtare të Parlamentit.
Në këtë transkript më poshtë, që ishte edhe mbledhja e rradhës, na bën përshtypje se si komisioni ka ftuar një deputete që nuk është anëtare e komisionit, por një besimtare katolike e formuar me doktrinën kishtare, znj. Mesila Doda, e cila duke shfrytëzuar pozicionin e saj si deputete kërkon të lobojë për vendosjen e ligjeve në Shqipëri njësoj siç janë miratuar këto ligje në Italinë e ndikuar direkt nga Vatikani.
Madje në mbledhjen për të cilën po botojmë transkriptin, znj. Doda dhe z. Shehu (gjithashtu i njohur për lidhjet e tij të ngushta me një universitet katolik në Tiranë) replikojnë me ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë duke ngatërruar ligjin për të cilin diskutojnë, me debatet për eutanazinë.
Vasili kërkonte që të zgjerohej rrethi i personave që mund të dhurojnë një veshkë, ndërsa, siç kemi bërë të ditur edhe më parë, Tritan Shehu e kundërshton (i mbështetur këtu edhe nga znj. Mesila Doda dhe nga disa ndërhyrje jo fort koherente të z. Flamur Noka, që nuk ishte atëherë akoma ministër).
Lexoni vetë më poshtë: