Është diskutuar sot në seancën plenare ligji “Për Turizmin”.
Duke folur para deputetëve, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj shpjegoi rëndësinë e ligjit për lehtësimin e investitorëve të huaj, garantimin e zhvillimit të integruar të turizmit në vend dhe synimin për të rritur konkurrueshmërinë e Shqipërisë në rajon në fushën e turizmit.
Dukë i dhënë përgjigje një prej shqetësimeve të ngritura nga opozita për cenimin sipas tyre, të pavarësisë së pushtetit vendor, Ahmetaj u shpreh se qasja do të jetë e centralizuar përsa i përket planifikimit dhe administrimit, por jo pronësisë, e cila i mbetet pushtetit vendor.
“Në këtë aspekt ne mendojmë që logjika e zhvillimit të integruar të turizmit, ka nevojë për këtë qasje. Unë solla argumente dhe qasje të ndryshme nga vende të ndryshme dhe kjo nuk ka nevojë për debat. Ka një këndvështrim të diskutuar, të argumentuar, të logjikuar të mazhorancës përsa i përket përqasjes për zhvillim të integruar dhe unë jam i bindur, mazhoranca është e bindur, që nuk e cënon aspak pavarësinë e pushtetit vendor.
Mund të sillja shembuj kur keni cenuar pavarësinë e pushtetit vendor me një të rënë të lapsit. Keni ndërhyrë në mandatin e kaluar drejtpërsëdrejti në fondet e buxhetit vendor dhe jo pak, 12 milionë dollarë më një të rënë të lapsit, por nuk dua të ndalem tek kjo.
Dua të ndaloj tek logjika e zhvillimit, që do të japë frytet e veta në gjithë vitet që do të vijnë. Jam i bindur që ne pesë vitet e ardhshme do të ketë shumë kërkesa për investime në turizëm, sepse Shqipëria është destinacioni europian i paeksploruar dhe pa një qasje të integruar nuk mund t’ia dalim dot.
Mund t’ju sjell shembullin e OMNIX, debati që bëhet sot mes pushtetit vendor dhe pushtetit qendror është qesharak. Kjo përqasje e zgjidh këtë problem dhe i hap rrugën investimeve, injektimit të parave në ekonomi dhe e vendos Shqipërinë në hartën e vendeve serioze”- tha Ministri.
Lidhur me çështjen prokurimit të fondeve, Ahmetaj tha se ekziston një vështirësi praktike, për Agjensinë Kombëtare të Turizmit apo edhe për AIDA-n, që nuk arrin dot të bëjnë atë që duhet për të promovuar vendin, për shkaqe dhe pengesa praktike.

Mjaft i rendesishem si ligj per te ardhmen e turizmit te vendit tone. duhej me perpara po me mire vone se kurre.
Turizmi duhet te kthehet ne nje nga sektoret me te rendesishem te vendit tone sepse ndikimi qe ai ka ne ekonomi eshte shume i larte sepse hap shume vende te reja pune edhe rrit me shume investimet e huaja ne sektor duke pasur resorte te medha qe arrijne te konkurojne me shtete fqinje!
Ky vend ka nevoj per standartizimin e tregut te turizmit edhe besoj qe ne fund te vitit ky ligj do ta bej. nnuk mund te kene shume hotele qe e meritojn emrin motel te ken cmime me 100 euro kur as sherbimi edhe cilsia e tyre nuk e ofron. edhe per kte arsye jam i lumtur qe ky ligj po kalon!
Turizmi i zhvilluar sjell : – ardhjen e investitoreve te huaj si pasoje e lehtesirave fiskale qe permban ky ligj i ri.
– shtohet numri i turisteve
– promovohet dhe permiresohet imazhi i vendit
– sillet kapital i huaj ne Shqiperi
– shkaktohet impakt pozitiv ne ekonomi, etj.
Eshte ne interes te te gjitheve ne ky ligj. Synimi i tij eshte te stimuloje zhvillimin e turizmit. Kjo perkthehet ne te ardhura per shtetin. Te mos harrojme se eshte nje nga sektoret kyc qe kemi.
Opozita ate pune ka. Kalimi i ligjit eshte ne te mire te vendit. Turizmi eshte hallke e rendesishme per ne.
Nuk eshte hera e pare qe opozita sillet ne kete menyre.
RROFSHIN MESUESIT E ANGLISHTES
Sa nga kerta duartrokitesit me siper e kane lexuar kete ligj dhe e kane kuptuar ate?
Lexojeni me kujdes dhe do te kuptoni sa te trasha jane genjeshtrat e ketij ministri te pafytyre qe po legjitimon vjedhjen e pronave duke u perpjekur per te shmangur edhe ndeshkimin ligjor.
Po keta qe komentojne siper dalin gjithmone qe del ne gazete Ahmetaj. Mos ua var atyre se per kete paguhen. Po mesuesit e anglishtes jane te nderuar po ky se ka ushtruar asnje dite zanatin. Di rusisht. Mos valle rusishtja e ka ndihmuar te katapultohet kaq lart. Who knows.
Jo, nuk besoj te jene tifoze te Ahmetajt por jane te punesuarit e Kocos. Tani qe eshte padron i Jugut po perpiqet te beje namin edhe me pronat dhe ky ligj legjitimon pikerisht kete gje.
Derergova nke koment ne gazeten Tema, qe nuk e boton, kunder lignit te turizmit qe zhvat pronaret ne favor te oligarkise ne pushtet. Pse nuk prishen 35 fshatrat turistike te ndertuar por qe jane kthyer ne fshatrat me vilat e qeveritareve. Pse po sulmohen dhe po u meret toka pronareve nga Llogaraja ne Ksamil? Pronaret do t’i kompensoheje me 1-2 Euro m2. sepse kaq e ka vene cmimin Rama per token bujqesore apo kullote, pavarsisht se eshte ne bregdet. Cmim per tokat turistike nuk ka. Shtet hajdut.
Hasani
Ish pronar qe pret vendimin nga AKKP
arbri ahmetaj,lehtesen te huajt,ne arberi,kur punemarresit tone kerkojne pune ne arberi e nuk ju japin,sepse nepotizoviqizmi ka kapluar ekonomivizmin dhe dikasterovizmin e ponedhenjovizmit,dhe gallata nuk ka te ndalur neper restoramtet e frekuentusra nga bosovizmi,kurse punekerkuesit e ndershem,shikojne se si pjata e pasulit ne malet e arberise,(malet shkembore te alpeve,ku deshtuan te depertojne forcat e pashallekut te janines),shterrohet nga dita ne dite dhe per kete dita nuk ka faj,sepse pjaten e pasulit e kane te sigurauar,por kjo nuk ashte hiqgje me copat e mishit te mishngrenesve te elites se nalte,dhe te nentokes latente,por megjitheate doren ne zemer,eshte nje hap i duhur ne kohen e duhur,nga zoteri ahmetaj,dhe te shpresohet te hapen vende te punes,duke mos maree shembullin e finjeve que e kane dhene nje shembull te keq ne qeshtjet e drejtesise ne dhenjen e punes,dhe kho taktike ka depertuar me nje shpejtesi te jo vogel edhe ne memedheun tone ,si dhe ne europen e cil prap se prap ka kene e prekur nga ky fenomen,te me falni per ket ebla bla por jm i papune e ndoshta ju besdis sadopak duke mos shpresuar per ndonj mbeshteje per pune nga ju,pra mos harroni shprehjen e vjeter bani para sa meshume,kur jeni ne kale,(pushtet),duke pas rrezerve kur te bini nga kali,dhe ne kohen qe e rrimerrni veten,ju mjaftojne keto rrezerva per mishngrenje,dhe i riktheheni perseri hipjes ne kale,per kujdes,kali nuk eshte nga ajomrrace qe ju mbane eshte kale zezvek qe mund tju rrezoje,pra keshilla zevendesimi kalit me gomarin.megjitheate ti leme shakte,zoteri Ahmetaj ju uroj suksese ne punen Tuaj,spse Ju nuk jeni objekti i ketij komenti!
pune muti kjo e Arbenit,,I mblidhen mizat nga pas dhe komentojne mutin Arben nderkohe qe e konsumojne dhe bejne bbzzzzzzzzzzzzz
I papam ky komenti i fundit hahahaha
Lajmi i mire per pronaret vjen nga Strasburgu i cili ka denuar shtetin shqiptar me 160 milione euro demshperblim per marrezite e bera me pronat. Tani do te shohim sa do te jete kostoja e fletushkave te legalizimit te leshuara jashte cdo kriteri ligjor e ne shkelje me te drejten e prones. E njejta gje do te ndodhe edhe me kete “perqasjen e integruar per nje zhvillim te qendrueshem” kuptimin e se ciles nuk eshte i zoti ta zbertheje as Endri Fuga, pasi per te fshehur termin vjedhje perdoren metafora nga me absurdet.