Ligjvënësit amerikanë kritikuan shefen e diplomacisë amerikane për mënyrën si reagoi ndaj sulmit të ndërmarrë më 11 shtator 2012 ndaj kompleksit diplomatik amerikan në Bengazi të Libisë.
Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton dëshmoi për herë të parë që pas sulmit para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Senatorët u shprehën se shumë pyetje ende mbeten pa përgjigje. Po ashtu ata shprehën shqetësimin se problemet e sigurisë nxjerrin në pah ekzistencën e të metave më të mëdha.
Sulmi i 11 shtatorit 2012 la katër amerikanë të vrarë, mes tyre edhe ambasadorin amerikan në Libi.
Sekretarja Clinton tha se sulmi në Bengazi ishte pjesë e një sfide më të gjerë strategjike për Shtetet e Bashkaura dhe aletatët e tyre afrikanë në luftën kundër terrorizmit.
“Revolucionet e vendeve arabe kanë ndryshuar dinamikën e pushtetit dhe kanë tronditur forcat e sigurps në mbarë rajonin. Paqëndrueshmëria në Mali ka zgjeruar hapësirën e sigurisë për terroristët që synojnë të zgjerojnë ndijkimin e tyre dhe të planifikojnë sulme të mëtejshme si ato që pamë në Algjeri javën e kaluar.”
Sekretarja Klinton tha gjatë dëshmisë para Senatit se administrata e Presidentit Obama është në kontakt të ngushtë me autoritetet algjeriane rreth situatës së krijuar javën e kaluar me penegjet.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se ajo mban përgjegjësi për atë që ndodhi në 11 shtator në Bengazi të Libisë. Gjatë sulmit ndaj një ndërtese diplomatike amerikane në këtë qytet u vra ambasadori amerikan në Libi dhe tre amerikanë të tjerë.
“Siç e kam thënë shumë herë, unë marr përgjegjësinë. Jam e vendosur se pas largimit tim po lë Departamentin e Shtetit dhe vendin tonë, më të sigurt e më të fortë”.
Gjatë dëshmisë përpara Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, zonja Clinton tha se ajo ka pranuar të 29-të rekomandimet për rishikimin e gjendjes së sigurisë në ambasadat amerikane në mbarë botën.
“Ne kemi ndërmarë një rishikim të plotë e të gjithanshëm, rreth mënyrës si i marrim vendimet se kur, ku dhe si, njerëzit tanë veprojnë në zonat me kërcënim të lartë, dhe se si do të përgjigjemi ndaj krizave dhe kërcënimeve”.
Po gjatë ditës së sotme, sekretarja Clinton do të dëshmojë edhe përpara Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesëve për Marrëdhëniet me Jashtë.
