Republikani Darrel Issa nga Kalifornia kryeson listën e 50 ligjvënësve më të pasur të Kongresit amerikan. Lista vjetore, e publikuar dje nga gazeta The Hill, bazohet në formularët e publikimit të gjendjes financiare të dorëzuara nga vetë ligjvënësit.
Darrell Issa, i cili u pasurua nga biznesi i tij i alarmit të makinave, ka një vlerë minimale neto prej 355 milionë dollarësh. Ai ia mori vendin e parë ligjvënësit republikan nga Teksasi, Michael McCaul, bashkëshortja e të cilit vjen nga familja që drejton kompaninë Communications Clear Channel dhe ka një vlerë neto prej të paktën 101 milionë dollarësh. Ata u pasuan nga senatori demokrat i Virxhinias, John Warner.
Nga 50 anëtarët më të pasur të Kongresit, 29 ishin republikanë. Dhoma e Përfaqësuesve doli më mirë se Senati, pasi 37 ligjvënësit më të pasur të Kongresit vijnë nga Dhoma e Përfaqësuesve. (VOA)
mos u mburni per aq kohe sa keni ju qe jetoni ne shtet ligjor nuk keni fare ne krahasim me keta kapuconet tane ,,branda njezet vjetesh kaluan ju britaniket qe kane demokracine parlamentare me te vjeter ne bote e,, eshume vendeve te tjera ,, ne kemi punonjes te drejtesise qe vjedhjen e kane profesion ,,ju se kini nje te tille