‘Arrest me burg’ për gjyqtaren e akuzuar për korrupsion. Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi sot masën e sigurisë për gjyqtaren e Lezhës, Parashqevi Ademi, të arrestuar në flagrancë tre ditë më parë, duke marrë 200 mijë lekë të reja gjatë një seance.
Avokati i saj mbrojtës, Petri Hysi, kundërshtoi akuzën e korrupsionit. Ai deklaroi seancën gjyqësore të kësaj të diele se, gjyqtares i vunë paratë në çantë pa i kërkuar si ryshfet.
Sipas tij, në momentin e parë që gjyqtarja e Lezhës do denonconte rastin u arrestua, duke e humbur këtë mundësi. Avokati e vlerësoi të paligjshëm arrestimin e gjyqtares Parashqevi Ademi.
