Kelmend Balili u paraqit sot para Gjykatës së krimeve të Rënda, për t’u njohur edhe me akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe mbi të cilat do të gjykohet.
“Trafikim të lëndëve narkotike”, “Refuzim të deklarimit të pasurisë”, “Pastrim parash” dhe “Krijim të grupeve të strukturuara kriminale”, janë akuzat që gjykata lexoi në ngarkim të Balilit.
Për këto akuza, Gjykata e krimeve të Rënda mori masën e sigurisë arrest me burg për të ashtuquajturin “Eskobari i Ballkanit”.
Vetë Balili, i cili u dorëzua të martën, pas më tepër se dy vitesh në kërkim, mohoi akuzat para gjykatës dhe kërkoi revokim të masës së arrestit, por kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga gjykata.
Por avokati Theodhori Sollaku tha në përfundim të seancës se klienti i tij i ka mohuar akuzat.
“Nuk ka as indicie dhe as prova që e implikojnë shtetasin Klement Balili në trafikimin e narkotikëve” – tha shkurtimisht Sollaku para gazetarëve.
Më herët pala mbrojtëse kërkoi një masë sigurie më të lehtë, pasi sipas tyre i akuzuari nuk përbën rrezikshmëri të lartë.
Por gjyqtarja Miliana Muça vendosi arrest me burg.
l.h/ dita
Po normal qe do te rrij ne burg per deri sa nuk ka prova…
Beheni Minister se ka Talent !
OK, qe ky eshte Escobari i Ballkanit, po nuk e kam marre vesh asnjehere e ka emrin KLEMENT, apo KELMEND, apo ia vene sipas rastit.
Piratpresidenti, per merita te vecanta si Eskobari i ballkanit ti vari ne qafe nje dekorate!