Një vajzë 13 vjeçare me aftësi të kufizuara ka humbur jetën, pasi është lënë në makinë për 5 orë në mes të diellit në Colleton Country, në Carolinën e Jugut SHBA.
Nëna e vajzës Rita Pangalangan 49 vjeç dhe i dashuri i saj Larry King 41 vjeç, janë akuzuar për vdekjen e saj.
Ngjarja ka ndodhur në 5 gusht rreth orës 11:00 kur e ëma e vajzës bashkë me të dashurin parkuan makinën dhe e lanë 13 vjeçaren brenda në makinë.
Ata kishin shkuar të merrnin çelësat rezervë e më pas do të ktheheshin. Të dy janë kthyer rreth orës 16:15, kanë hapur makinën, kanë marrë vogëlushen dhe pasi nuk kanë ndjerë frymëmarrjen e saj kanë njoftuar ambulancën.
Por mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, sepse vajza kishte humbur jetën.
Temperatura e lartë ka rezultuar fatale për vajzën.
Të mërkurën pas rezultateve të autopsisë nëna e 13 vjeçares dhe i dashuri i saj janë arrestuar nën akuzën e vrasjes.



e.t./dita

More, nga e psoniset kete lajm. Sa femije vdesin ne Amerike nga lenia ne makine, apo ju sugjestionoi fakti se kishte dashnor me te ri.
Shikoni hallet tuaja se ne Amerike ka kush merret me kete lajm, jo po iken dhe dritat ne Indi dhe u mbyllen shkollat.
Ketu nuk kane ardhur dritat asnjehere keto 30 vjet, as uji. Ju i bini nga Kina
THE BEASTS !
Egersirat !