Lihshtajner, mungesa kryesore e Zvicrës

redaktor

Mesfushori i Juves ende nuk dihet nëse do të udhëtojë drejt Tiranës

Stefan Lihshtajner do të jenë mungesa e rëndësishme e Zvicrës për përballjen me Shqipërinë. Në seancën e djeshme, stafi mjekësor i ka konfirmuar trajnerit Otmar Hicfeld se mbrojtësi i krahut të djathtë nuk mund të riaftësohet në kohë nga dëmtimi në kofshë për sfidën e së premtes, ndaj gjermani duhet të vendosë për zëvendësuesin e tij. Lihshtajner për shkak të këtij problemi fizik mungoi edhe ndeshjen e Juventusit kundër Milanin, por fillimisht u mendua se mund të ishte i gatshëm për kombëtaren. 29-vjeçari madje është në dyshim edhe për transfertën me Slloveninë dhe vetëm sot do të vendoset nëse do të udhëtojë me skuadrën drejt Shqipërisë.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *