Likuiditeti, depozitat tregojnë qëndrueshmëri

Saimir Lleshi

Depozitat, treguesi kryesor që mat gjendjen e likuiditetit dhe aktivet në sistemin bankar arriti nivelin e 42% në mesin e këtij viti, vlerë kjo shumë më e lartë se vlerat minimale e kërkuar nga Banka e Shqipërisë.

Ekspertët e bankave tregojnë se, ngadalësimi i kreditimit, ka kontribuar në krijimin e tepricës së likuiditetit në sektorin bankar dhe Banka Qendrore vlerëson se kjo tepricë likuiditeti lë hapësirë për zhvillimin e aktivitetit kreditues.

BSH bën të ditur se, tregjet financiare shqiptare rezultojnë likuide dhe aktiviteti në to paraqitet i stabilizuar. Politika monetare lehtësuese e ndjekur nga Banka e Shqipërisë i ka sjellë normat e interesit të kredive në nivele minimale historike dhe ka nxitur kërkesën për kredi.

Portofoli i kredisë në lekë ka vazhduar të shfaqë një ecuri pozitive; norma vjetore e rritjes së këtij portofoli qëndroi në nivelin 5.2% në muajin gusht, ndërkohë që pesha e tij ndaj kredisë totale u rrit në nivelin 41%./ata/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *