Andi Lila shpallet lojtari më i miri i ndeshjes Pas Janina – Platania për javën e 3-të të Superligës së Greqisë. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, i cili në këtë sfidë mbante edhe shiritin e kapitenit, megjithëse u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhave në minutën e 89, sërish u votua si më i miri i takimit.
31-vjecari spikati me grintën e tij sidomos në fazën mbrojtëse, duke qenë një mur i pakalueshëm për kundërshtarët. Pas marrjes së këtij cmimi, futbollisti i Kombëtares Shqiptare u shpreh se Pas Janina ka një skuadër të re me shumë futbollistë që kanë mbërritur gjatë merkatos së verës, megjithatë mbetet një rivalë e fortë për cdo kundërshtar.
I ngacmuar nga gazetarët për faktin se e la skuadrën me 10 vetë, Lila theksoi se është një futbollist luftarak dhe jep shpirtin në fushë. Më tej shtoi se e ka të pamundur t’i frenojë këmbët gjatë lojës. Futbollisti kavajës e mbylli intervistësn e tij duke theksuar se dëshiron që verën e ardhshme të luajë në Kupat e Europës, duke e etiketuar Pas Janinën si Ajaksi i Epirit.
