Andi Lila është në një moment të shkëlqyer dhe duket se së bashku me Janinën nuk ka ndër mend të ndalet më.
Sot Janina fitoi 2-0 në fushën e Kallonit, me nga një gol në fundin e çdo pjese, duke regjistruar fitoren e tretë rresht. Edhe këtë javë futbollisti i kombëtares sonë ka luajtur 90 minuta, duke luajtur sërish në nivele të larta, raporton Sport.al.
Edhe në këtë takim Lila luajti si mesfushor para mbrojtjes, që do të thotë se për De Biazin mund ta bëjë shumë mirë edhe këtë rol në Euro 2016. Me këtë fitore Janina afrohet me zonën playoff për një vend në kupat e Europës dhe duket se do të tentojë deri në fund.
