Një e majtë e fortë nga jashtë zonës që e devijua shkoi drejt e në rrjetën e Consiglit. Minuta e 26-të e Sassuolo-Parma, 1-1. Është ky goli i parë i Andi Lilës në Serinë A, më pas nuk mund të mungonte edhe festimi me shqipen, por edhe sexhdja, Andi Lila është një nga ata që betohen për fe e atdhe, beson te parimet e një prej tyre është vullneti dhe puna, që marrin një shpërblim me shenjën e tij të parë në kampionatin italian.
Nuk ka qenë aspak e lehtë për të arritur te ky festim. I transferuar te Parma me shpresa të mëdha në merkaton e janarit, futbollistit kavajas ju desh të përballej me një dëmtim që e la jashtë fushe për rreth dy muaj pas vetëm 13 minutave të debutimit në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Cagliarit.
Më pas një situata paradoksale me klubin emiljan që është kthyer tashmë në një çështje për shkak të greminës financiare duke rrezikuar dhe falimentin. Por Lila është një nga ata që di të ngrihet mbi çdo vështirësi.
U rikthye nga dëmtimi fundjavën e kaluar për të luajtur disa minuta kundër Atalantës, aq sa mjaftuan për ta bindur Donadnin t’i dhuronte një fanellë titullari kundër Sassuolos. Lila nuk e zhgënjeu, shënoi ndoshta nuk i kishte ende 90 minuta në këmbë dhe la fushën në minutën e 58-të. Parma mbetet në krizë, e humbi ndeshjen me rezultatin 4-1, por flamurin për emiljanët, këtë herë e ngriti një shqiptar.

Te lumte Lila!
Na i bete bajate shqiponjen , ndersa ata qe bejne shenjen e saj , na i bete heronj , sikur kushedi se ç’ndodhi .
NUK KA NEVOJE PER KAC ATDHETARIZEM SE KALON NE BUDALLEK, NE SE JANE TE ZOTET TE PARAQESIN ME VEPRA ( me gola) . TIFOZET DHE TELESHIKUESIT I NJHIN SE KUSH JANE DHE NGA VJEN, PAK MEMODESTE NE KETE FUSHE.