Përveç talentit në muzikë dhe aktrim, Liljana Kondakçi duket se ka patur shije të veçantë edhe në modë.
Në emisionin “Rudina” është folur sot për modën e viteve ’80-90 në Shqipëri.
Një modë që frymëzohej dhe krijohej nga figura të njohura, të kinemasë dhe muzikës.
Ishte Liljana Kondakçi dhe personazhe të tjerë publikë që në ato vite ishin shembull për shumë gratë dhe vajza në Shqipëri.

Kondakçi me veshjet e saj ishte një model për t’u ndjekur.
Nën lupën e stilistes së njohur Stela Sallaku, në një shkrim të fundit, artistja etiketohet sikur ka dalë nga revista e modës “Vogue”
Sallaku dhe Kondakçi ishin të dyja në studion e “Rudina”, ku kanë folur për stilin e asaj kohe dhe modelet e përshtatura të dikurshme në vitet e sotme.
“Fillimisht ka qenë e vështirë, sepse televizioni nuk ka patur garderobë, më pas u krijua një e tillë. Kinostudio kishte garderobën e saj. Unë kam zgjedhur gjithnjë copa dhe ngjyra vetë. Dikur shikonim edhe revista, kisha shumë kuriozitet, s’mund të dilja çdo natë me të njëjtën veshje.
Më ka mbetur në mendje një fustan që e kam veshur në një koncert recital me ku kam qenë me Kozma Dushin, por nuk ekziston si filmim. Ai ishte me pala korenti, ishte material i derdhur, ngjyrë bojqielli me lule të vogla. Ka qenë me mëngë me fruda. Një tjetër fustan kam patur edhe në një festival ku kam kënduar me Ema Qazimin, kanë qenë veshje shumë të bukura”, tha Kondakçi.
Këngëtarja po ashtu tregoi edhe sekretin e rinisë së saj teksa tha se janë ushtrimet fizike, ushqimi dhe muzika, ata që e mbajnë gjithnjë në formë.
a.s/dita

Pse nuk na tregon pak si e arrestuan ne Itali per droge? Pika modes se viteve 80 – 90, atehere kur visheshin te gjithe njelloj.
O Plaku po mire mor me politiken po Kondakçiu nuk te beri gje apo ka vend shprehja “ti ngordhesh lopen tjetrit”kam mendimin se ti dhe shume te tjere si ty jetoni vetem per te share,nxire,apo shkateruar ,mundohuni qe ngadonjehere te ngroheni ne DIELL do t’ju beje mire per shendetin
Ashtu eshte Kondakciu mua nuk me ka bere gje, por ku ma paraqisin si “role model” mua si qytetar nuk me vjen mire, sepse cfare te mire mund te marrin kalamajte prej kesaj lur te mesojne qe ka bere burg per droge? Dhe qe ta marresh vesh zotrote nuk eshte pune per lope te ngordhura apo te gjalla kjo. Esht puna per moralitetin e njerezve qe promovohen ne media.
per cfare forme e keno fjale se kjo eshte obese.