Konsideroheshin çift e prindër shembullorë, por ja çfarë ndodhte natën në lokalin e tyre

Elton Tafaruci

Është vënë nën sekuestro lokali në qytetin e Torinos në pronësi të shqiptarit 30 vjeçar Vladimir Kolaj, një nga personat e fundit të arrestuar me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Braccio di ferro”.

Lokali “Ladi” në rrugën Brandizzo të Torinos i administruar edhe nga bashkëshortja e shqiptarit, shtetasja rumune Gina Manole 33 vjeç, shërbente si bazë llogjistike për trafikun e drogës.

Zbulimi i këtij grupi u bë falë hetimeve të nisura pas kapjes në shtator të 2015 nga policia italiane, të një avioni të modelit “Dynamic” në rajonin e Piemontes, i cili transportonte dhjetra kg marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas policisë italiane edhe pse disa prej anëtarëe të këtij grupi kriminal u arrestuan, shqiptari Vladimir Kolaj, ka vazhduar për muaj të tërë pa asnjë skrupull jetën e tij mbushur me festa të përnatshme, lëvizje me limuzinë dhe Dom Pérignon.

Sipas policisë italiane, shqiptari e bashkëshortja e tij vinin në dispozicion lokalin e tyre për furnizimin me drogë të shpërndarësve që e shisnin më pas nëpër lokale të ndryshme apo rrugë.

Në magazinën e këtij lokali, policia italiane ka sekuestruar mbi 10 kg marijuanë, mbi 3 kg kokainë, armë e materiale për të përgatitur dokumenta falco.

Deri në momentin e arrestimit dhe sekuestrimin e lokalit “Ladi”, Vladimir Kolaj dhe bashkëshortja e tij rumune Gina Manole gëzonin respektin e banorëve të zonës ku  jetonin.

Ata konsideroheshin një çift e prindër shembullorë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *