Një nënë e re 23-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia, pasi është zhdukur nga Materniteti i Durrësit bashkë me foshnjën e saj të sapolindur pa bërë regjistrimin sipas praktikave ligjore në spital.
Denoncimi është bërë nga ana e përfaqësuesve të maternitetit dy ditë më parë dhe përforcuar nga familjarët, se L.P., 23 vjeçe, banuese në Durrës, është paraqitur në maternitetin e spitalit, ku pasi ka lindur një fëmijë të seksit femër, është larguar bashkë me të, pa e regjistruar pranë këtij institucioni.
Çështja i kaloi prokurorisë për hetime të mëtejshme.
