Brazilianja Auristela Viana da Silva ka lindur pa gjuhë 23 vjet më parë, çka e ka privuar nga artikulimi i fjalëve dhe shijimi i ushqimit për një kohë të gjatë. Kohët e fundit, vajza ka filluar të flasë dhe të ushqehet normalisht, flasë një trajtimi të ri, që bazohet në një aparaturë të posaçme për nofullat.
Suksesi është bërë i ditur nga krijuesit e kësaj shpikjeje, mjekët e Universitetit të Brazilias, të cilët i kanë dhënë 23-vjeçares mundësinë për të jetuar normalisht.
Vajza vuan nga një sëmundje e rrallë, e cila numëron vetëm tre raste në të gjithë botën. Por pavarësisht gjendjes së pazakontë, Auristela ka mundur të gjejë forcën për të ecur në jetë. Ajo studion për infermeri në universitetin e Brazilias. Rasti i saj është shndërruar në studim, mbi bazën e të cilit do të bëhet trajtimi i rasteve të tjera të ngjashme.