Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, është munduar gjithnjë që të qëndrojë larg vëmendjes së mediave dhe shpesh ia ka dalë.
Sidoqoftë disa nga planet e saj për muajin korrik janë zbuluar. Në muajin e nxehtë, Linda Rama do të udhëtojë drejt Londrës, pasi ajo do të jetë folësja kryesore në Samitin Global të Gruas në Londër, që zhvillohet në datat 13-14 korrik.
Lajmi është bërë publik nga kryetarja e shoqatës “Migrant Woman” Mirela Sula, shkrimtarja dhe psikologia shqiptare me banim në Londër, që nepërmes shoqatës që drejton mundohet të kontribuojë për fuqizimin dhe integrimin e grave, sidomos atyre emigrante.
Me një postim në rrjetet sociale, Sula shkruan: “Është zyrtare, Linda Rama, gruaja e kryeministrit të Shqipërisë do të jetë folësja jonë kryesore në Samitin Global të Gruas në Londër – Bashkohu me ne në 13-14 korrik”.
e.ll./dita
