Në mungesë të ofertave për filma, Lindsay Lohan gjen një mënyrë tjetër për të fituara para. Aktorja e njohur për stilin e shfrenuar të jetës ka menduar të shkruajë një libër, në të cilit të rrëfejë të gjithë përvojën e saj. Pritet që 27-vjeçarja Lohan të zbulojë çdo aspekt të jetës së saj, duke nisur që nga fama e hershme e fëmijërisë deri tek problemet me drogën dhe drejtësinë. Pas daljes nga klinika e fundit e rehabilitimit, ku qëndroi për 90 ditë, Lohan është betuar se do t’i rrijë larg drogës dhe ka vendosur të lërë Los Anxhelesin për të jetuar në Nju Jork.
