Linde i zi, nxive këtë vend

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Kush e nxiu dhe s’po i ndahet këtij vendi? Pse ky vend nxjerr kaq të papërgjegjshëm? Pse shajmë punën? Pse jemi anti shtet? Pse jemi të paaftë? Pse vrasim? Pse vëmë tritol? Pse e duam vrasësin? Pse i shikojmë këta të paaftët në televizor? Pse ti i paafti u bëre deputet dhe zë në gojë vrasje, vrasje, vrasje, nga mëngjesi në mbrëmje? Pse, vrasja apo puna do të sjellë në pushtet? Pse nuk i thërret 1 herë ndërgjegjes, vetëm një herë të ikësh e të mos përzihesh me fatet e këtij populli të shkatërruar nga ekonomia dhe shpirti? Pse s’i lë këta të qeverisin me të mirat e të këqijat e kohës? Ke lindur i zi, nxive këtë vend dhe deri sa të vdesësh i zi do ngelesh. Prej 25 vjetësh kemi dëgjuar vetëm vrasje. Të sollëm ne demokratët në pushtet o i zi, që na nxive ne dhe vendin.

Respekte Dita, nga Q.Male.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *