Lindi në burg, ‘lirohet” bebja nga amnistia

Saimir Lleshi

Për herë të parë kjo foshnjë, do të mund të jetojë jashtë burgut.

Nëna e saj, një 33 vjeçare e dënuar për vjedhje përftoi nga amnistia. Bashkë me të doli nga burgu edhe fëmija, që ishte ngjizur në burg, shkruan “Shqip”.

Alketa Shahini, 33 vjeçe, tha për gazetën” se foshnja u ngjiz brenda burgut, gjatë takimeve speciale me të shoqin.

Alketa ishte arrestuar 2 vjet më parë për vjedhje dyqanesh në Tiranë, pasi u kap bashkë me dy gra të tjera në ish-Bllok. Në total ato kishin vjedhur 40 palë fustane dhe 40 palë xhinse. Atë dje e priste bashkëshorti dhe pjesa tjetër e familjes.

“Nuk vjedh më jo, tani do bëj jetë normale, do punoj si të tjerët. Falënderoj të gjithë stafin e burgut se ia kemi kaluar shumë mirë”, tha ajo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *