Lindita Theodhori: Gjergj Leka më tronditi martesën, padi penale në gjykatë

Saimir Lleshi

Kompozitori Gjergj Leka deklaroi pak javë më parës e gjatë periudhës së komunizmit, këngëtaret më të mira ishin ato që kishin lidhje me elementë të Sigurimit të Shtetit, duke përmendur edhe emra konkretë si të Lindita Dheodhorit dhe Parashqevi Simakut.

Sipas Lekës, duke qenë “dashnore të sigurimit”, u mundësonte atyre të merrnin këngët më të mira në festivale si dhe të merrnin çmime. Por, Theodhori thotë se ka depozituar në Gjykatë një kallëzim penal ndaj Lekës.

“Më ka tronditur nga themelet. Si merr përsipër një njeri të cenojë figurat e një vendi. Do ta quaja skandal të paprecedent, në asnjë vend të botës nuk ndodh kështu. Jemi tronditur familjarisht dhe i jam drejtuar gjykatës. Duhet dënuar penalisht, por mendoj se do të gjobitet me dy milionë lekë”, thotë Lindita Theodhori, për “Panoramën” e cila jeton prej vitesh në Londër.

Share This Article
2 Comments
  • po jo o goce mos u bej dhe si epafajshme ………cdo moshe ka gabimet e saj ..Tani ndoshta paragjykohesh ,,por kjo sdo te thote qe ske kaluar emocione dhe dashuricka te moshes ..Ne qoftese do te genjesh te tjeret mire ..por veten tende nuk mund ta gennjesh kurr ..se si thote populli paraja dhe gjyhnaja ,nuk tregohen …

    • cpune ka Lindita te genjeje veten dhe te tjeret…
      S’e kuptoj kete lloj arsyetimi..
      Ajo nuk ja detyron jeten e saj askujt, dhe as veten nuk e ka peng te llogjikave absurde si keto.
      Duket sikur ka nje lloj revolte apo qendrimi kritik te cdo lloj idioti qe rri mendohet nese genjen apo jo Lindita, si komentuesi i mesiperm qe shpreh mendimet e thella me pika (….).
      Pyetja eshte : C’ dreqin kerkojne!?
      NJelloj si per Gjergj Leken : C’dreqin thone!? C’duan te vertetojne apo jo?
      Si mund te ngrihet njeriu qe i thote vetes burre, pas 30 vjetesh dhe te shqelmoje ne deren e shtepise se dikujt tjeter dhe te thote: Ti ske moral.
      Nuk eshte vetem cmenduria e nje akti te tille, sa dhe budallalleku i mendjes.
      Kaq budallallek ka kjo shoqeri civile, sa kerkon te displinoje ende pas komunizmit mardheniet me njerezit, sjelljen, pamjen, suksesin?
      Ende kerkon ta vere nen shina morali, ndoshta dhe me keq se ne Kohen e Diktatures, sic jemi mesuar ta quajme tani..
      Ende kerkon te vere ne banken e te akuzuarve njerez dhe figura qe tashme jane terhequr teresisht ne jeten e tyre pa i rene me qafe shoqerise.
      Si mendoni ende ti konsideroni si te gjykueshem, dhe ti viktimizoni,
      C’eshte kjo lloj hakmarrje e fshehte pas anonimitetit, pervecse e turpshme dhe e pamoralshme, eshte dhe e rrezikshme thjesht te mendosh qe nje shoqeri ne vend te eci drejt civilizimit,, shkon drejt persekutimit te individit femeror deri ne denigrim.
      Nje kenaqesi perverse fshihet ne keto lloj komentesh,
      Kenaqesi qe jeta e dikujt po tronditet.
      Kenaqesi per te pare si bien yjet, jo ne poziten e enderimtarit, por te djallit qe mbjell ligesi.
      Imagjinoni nje lloj specie si ajo e Lord of The Rings, ajo lloj qenie e shemtuar as njeri, as kafshe.
      Ajo zvarritet ne ndergjegjen e cdo hajvani qe mendon se ka nje te drejte te beje nje koment mbi nje Femer, Nene, Grua, dhe per me teper Artiste te Madhe. Krahasoni veten me kete yll, dhe do te ndjeheni perjetesisht :
      te shemtuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *