Lindita i futet punës me lopatë

Dita

Ja ku po jua them, ai mësuesi është edhe i kësaj, edhe i asaj”, thoshte babai i Ibrahim Kovaçit tek “I teti në bronz”, duke bërë me shenjë se ishte edhe i lapsit, edhe i pushkës.

Dy ditë më parë u organizua ceremonia e përurimit të ndërtimit të Qendrës së Trajnimit dhe Arsimit Profesional në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në ceremoninë mori pjesë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, shoqëruar nga drejtori i USAID për Shqipërinë. Në Facebook ishin postuar edhe disa foto që tregojnë mes të tjerash edhe ministren që i ka hyrë punës me lopatë në dorë. Po po, pavarësisht kohës së keqe, zonja Nikolla, e ka bërë këtë!

Ka pozuar përballë aparatit duke punuar me lopatë, e madje zërat
thonë se edhe ka hedhur nja dy lopata zhavorr. Nuk është pak kjo që ka bërë, se të mendosh që gjithë jetën ka patur në dorë lapsin në profesionin mësuese matematike që ushtruar. Urojmë që punimet të mbarojnë në kohë dhe ministrja të ketë dorën e mbarë!

Share This Article
3 Comments
  • Nje vit me pare , kur erdhi shahisti i madh rus, ministria punetore, premtoi kthimin e ambjenteve shkollore ne aktivitete ne sherbim te komunitetit…ne pamundesi te informacionit, ju lutem me beni me dije (kush ka info) se ne cilen shkolle po realizohet ky projekt…

    Specialistet e komunikimit, angazhuar nga PS, me kalimin e kohes e kane permirsuar ndjeshem cilesine e komunikimit,por vetem kaq.Komunikimi ka ecur ne perpjestim te zhdrejte me veprimet reale…

    Harrohet shpesh edhe nga keta me lopate ne dore, qe sado e kopsitur te jete nje kronike a lajm, lexuesit apo TV shikuesit, realitetin personal e kane perpara syve chdo dite.Nuk ka kronike TV apo Gazete qe te bind ty se sa mire po jeton ne durres sepse ne korche po permirsohet qendra e qytetit.

    Rrofte reforma ne arsim !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *