Lindita Nikolla: Gratë, forcën e arsyes e mbushin edhe me forcën e zemrës!

anazapta

Ka studiuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë. Ka ndjekur studimet Master në Administrim Publik si dhe trajnime të shumta në fushën e arsimit, menaxhimit, qeverisjes vendore, lidershipit dhe pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje. Eksperiencë e gjatë në fushën e mësimdhënies dhe prej vitit 2007 Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr.1. Aktualisht, kandidate për deputete e Partisë Socialiste, për Qarkun e Tiranës.

Shumëzim, mbledhje, përpjestim, zbritje… Matematika, pse na duhet?

–          Na zhdërvjellëson mendjen dhe na bën me racionalë, duke i dhënë gjithçkaje vlerën që i takon. Të ndihmon në gjetjen e rrugës më të shkurtër, në optimalen që ti kërkon.

 

Është zbulim, apo shpikje?

–          Të dyja, sepse ndërsa merresh me të, nëpërmjet magjisë së numrave, gjithnjë zbulon aftësi të reja, Me gjuhën e matematikës mund të bësh analiza dhe studime që nuk duken se kanë lidhje me matematikën. Fëmijëve tanë, më shumë se t’ua kërkojmë me rreptësi të studiojnë matematikën, duhet t’i bëjmë ta dashurojnë atë.

 

A janë shumica e amvisave shqiptare, gjithashtu matematiciene të zonja, pasi me të ardhura si 30-40 mijë lek në muaj, ia dalin të plotësojnë nevojat e familjes?

–          Kjo aftësi vjen nga përkushtimi i tyre, shpesh duke harruar edhe veten. Madje kam njohur mjaft prej tyre, të cilat sidomos kur bëhet fjalë për shkollimin e fëmijëve, bëjnë dy -tre punë, madje shesin edhe gjak.

 

Znj.Lindita, sot, a është luks të gatuhet mish në shtëpitë e shumicës prej tyre?

–          Po, patjetër. Ka mjaft familje që u mungon, edhe pse nuk janë aspak vegjeterianë, sepse skamja ka arritur majat. Fatkeqësisht, nuk mungon vetëm mishi, por edhe qumështi, vezët, shërbimi shëndetsor, përkujdesja… Shqetësimet, trishtimet dhe dëshpërimet e një gruaje i ndien e gjithë shoqëria.

 

Çdo dy vite, qytetarët ftohen të marrin pjesë në zgjedhje: për pushtetin qëndror dhe atë vendor. Gjithsekush që ka arritur përgjegjshmërinë e nevojshme shkon dhe voton për alternativën që atij/asaj i duket se do ta përfaqësojë më së miri. Por fatkeqësisht shumë prej qytetarëve, shumë shpejt, fillojnë të pendohen. Deri sa të vijë përsëri data e zgjedhjeve, a i paguajnë qytetarët edhe fajdet e pendesave të tyre?

–          Në fakt, kjo pendesë dhe fajdja e saj prek çdo shqiptar. Në Shqipëri, vota nuk është e lirë. Për më tepër, edhe pse mund të kesh marrë votat e nevojshme për të qeverisur, nga numërimi i tyre del tjetër rezultat. Jo, sepse si parti nuk ke bërë detyrën, por sepse votat të vidhen dhe në këtë rast nuk mund të llogarisësh saktë pendimin apo fajden e pendimit.

 

22 vite në Shqipëri, nuk kam qenë kurrë dëshmitar që gratë të vjedhin vota. Duke qenë se janë pjesa më e ndershme e shoqërisë, gratë duhet të jenë më vigjilente, të kuptojnë shkaqet apo të merren me rezultatin?

–          Sigurisht, duhet të mos harrojnë shkaqet, që të kuptojnë pse janë përditë ballë për ballë me këto rezultate. Ato gjithsesi, çdo ditë mendojnë shkaqet dhe ndërsa bëjnë analizën, jetojnë në këtë realitet të hidhur edhe për to. Por kjo është e vlefshme edhe për burrat… Nuk e di, se sa më të afta jemi se burrat, por unë di që ne, forcën e arsyes e mbushim edhe me forcën e zemrës.

 

 Çfarë analize i bën një grua, këtyre 8 viteve qeverisjeje?

–          Vetëm nëse e gjykon në mënyë të ftohtë, e kupton më së miri. Kupton papunësinë, rrënimin ekonomik, pasigurinë, sistemin shëndetsor, shërbimet publike, kriminaliteti… Në drejtësi shihesh si mall. Gruaja duhet të heqë dorë nga rrjeshtimi politik dhe nuk duhet të shkojë në votime symbyllurazi, sidomos arsimtaret.

 

Pse çfarë po ndodh, në arsim, me gratë?

–          E gjithë armata e mësuesve dhe drejtuesve janë kthyer në ushtarë që shkojnë shtëpi në shtëpi për t’ua mbushur mendjen prindërve të fëmijëve, të votojnë pushtetin aktual.

 

Shumica prej tyre janë gra?

–          Po, pasi edhe me statistika, shumica e arsimtareve janë gra. Ato sot po kërcënohen me bukën e përditshme, dhe unë pres që kësaj rradhe ta mundin frikën dhe ta kundërshtojnë këtë praktikë që në asnjë mënyrë nuk ka të bëjë me lirinë e votës.

 

Znj. Lindita, në rast se fitoni zgjedhjet dhe çoni 1000 dosje të drejtuesve në gjykata për abuzim me postin e tyre, me këtë realitet që ka drejtesia sot, duhen plot 4 vite që të merret vendimi i formës së prerë, dhe deri në atë kohë jemi përsëri në fushatë zgjedhore.

–          Asnjë grua deputete në parlamentin e ardhshëm nuk është as prokurore, dhe as gjyqtare. Por unë, dua të jap të gjitha siguritë, se edhe nëse nga partia ime nesër do të shoh një tendencë të tillë, do të denoncoj çdo koleg. Në këtë mënyrë edhe drejtësia merr rolin e saj kushtetues, edhe politikanët japin shembullin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë.

 

 A ju duket politika shqiptare si një shofer që ecën indietro, duke thënë se në këtë mënyrë nuk harxhohet karburant?

–          Ecja mbrapsht është edhe kohë e humbur. Gratë në parlamentin e ardhshëm duhet të bëjnë ç’është e mundur që politika shqiptare të marrë drejtimin e duhur drejt Bashkimit Evropian.

 

Znj.Lindita, si e shpjegoni që në zgjedhjet e Njësisë Bashkiake Nr.1, ju votonin edhe ekstremistët e djathtë?

–          Nuk është e vështirë të merresh me politikë, përkundrazi është shumë bukur. Vetëm duke pasur një qëllim të përbashkët dhe duke luftuar së bashku, ia dalim të arrijmë atë që dëshirojmë. Në njësinë time, edhe sot njerëzit vijnë, kanë dëshirë të flasin dhe të dëgjohen. Ka nevojë për pak më tepër përkushtim, pak më tepër vëmendje dhe natyrisht mirësi.

 

Sa votues ka në të gjithë Shqipërinë?

–          Ne në këto ditë jemi të fokusuar të marrim vesh rezultatet përfundimtare të numrit të zgjedhësve. Edhe këtu, ka ende shumë për të bërë. Thuhet se këtë punë e ka në dorë pushteti vendor, por ne nuk dimë asgjë se ç’po ndodh me këto lista. Unë vetëm para pak kohësh, e mësova se sa zgjedhës kishte njësia që unë drejtoj. Nuk dimë se ç’moshë kanë, sa burra, sa gra, sa të rinj, sa kanë emigruar, lëvizjet, transferimet, dhe vetë INSTAT ka një mospërputhje informacioni. Unë për profesion e kam qejf të merrem me shifra, por fatkeqësisht sot nuk ka shifra të sakta…

 

Për një çast, të mendojmë se janë 2.4 milion votues, gjysma e tyre janë gra, pra 1.2 milion. Deri tani duket e sigurt se 24 gra deputete do të jenë në parlamentin e ardhshëm. Pra, 50 mijë gra për gjithsecilën prej jush. Kjo llogari, a ju sjell ngarkesë?

 –          Kjo nuk është barrë, është detyrim që ti përfaqësojmë ato sa më denjësisht. Veç kësaj, ne presim që bashkë me Shqipërinë, të rilindë çdo parti. Ju siguroj se do të krijojmë një grup shumë të fuqishëm brenda dhe jashtë parlamentit, dhe do të bashkohemi ashtu si gratë e Parlamentit të Kosovës, ndaj çdo shfaqjeje që bie ndesh me modelin e brishtë, pasionant, të vërtetë, plot respekt dhe dashuri për këtë vend që ka gruaja shqiptare.

 

 

 

 

 

Share This Article
12 Comments
  • E kam ne Lagje. Para nje viti kemi patur nje problem si shkalle. Ju drejtuam asaj per ndihme, jo vetem qe nuk nderhyri me preteksin se pushtetin qendror e ka PD-ja dhe te ndermarja e Ujesjellesit nuk i shkonte fjala, por tregoj nje indiferetizem te theksuar.
    Edhe pse jam i majte te kjo grua nuk kam besim, ajo ka hyre ne politike per te regulluar punet e saj. Koha do vertetoje.

    • Z.Selman, pervec faktit qe duhet te jeni i nderuar qe jetoni ne Njesine Bashkiake Nr.1, duhet te ndiheni edhe me i privilegjuar qe ajo Njesi eshte drejtuar per 6 vite me rradhe nga nje zonje si Lindita Nikolla. Ju vetem i majte nuk mund te jeni, per me teper qe Znj.Nikolla eshte votuar nga te majte e te djathte. Por ju mesa duket nuk keni ndjekur, protestat e vazhdueshme te saj, per problematikat e komunitetit te Njesise Nr.1
      Koha e ka vertetuar dhe do te vazhdoje ta vertetoje POTENCIALIN e Znj. Nikolla!

  • me vjen shum keq qe PS e ka kantiduar perseri kete person , perpara disa vitesh kur perpara zgedhjeve erdhi dhe shtroi rrugen Pasho Hysa nuk e shtroi pjesen e siperme te saj dhe eshte shprehur ” nuk kam nevoje per ato 5 vota te qelbura atje ne maj te kodres ” dhe hodhi vetem nje makine zhavorr sa per te thene dhe kur e pyetem , pse keshtu do ta linte u pergjigj ” mos doni gje tu shtroj kalldrem Gjirokastre ”
    Me vjen vertet keq qe Z. Rama e ka kantiduar perseri kete njeri eshte vertet negativ.Nese ajo do te kantidonte ne lagjen time PS do te humbiste .

    • Ps dhe Edi Rama e ka kandiduar 2 here Znj.Lindita Nikolla ne lagjen tende moj Eni, dhe jo vetem qe nuk ka humbur asnje here por ka fituar si kurre ndonjehere kandidat. Rruga “Pasho Hysa” nuk eshte shtruar gjate 2 mandateve te Znj.Nikolla dhe jo me te jape ate pergjigje, qe ti paske degjuar “gjoja” nga goja e saj. Patjeter qe te vjen keq ty qe kandidohet Znj.Nikolla sepse askush nuk mund te dale perballe vlerave te saj!

  • Rames i pelqejne njerezit qe thone “amin” ,pamvaresisht se sa disponibel jane per te punuar ne sherbim te komunitetit. Mire eshte qe te rritet pjesmarrje e grave ne drejtimin e vendit, por duhen pare se sa te afte jane per te mare persiper detyra,dhe mbi te gjitha njerez qe jane indiferente ndaj halleve te popullit, por vetem qe kane te vetme aftesi:Duartrokitjen.

    • Rames i pelqejne njerezit qe punojne ne sherbim te komunitetit, ashtu sic ka bere vete ai ne drejtimin e Bashkise Tirane. Fitore Fitore dhe vetem Fitore

  • Nese rruga ” Pasho Hysa ” do te ishte shtruar ndonjehere me cakull para apo pas zgjedhjeve do ta kisha “besuar” ate qe shpifin dhe vene ne goje te Lindites pikerisht ate qe ajo nuk ka bere kurre.
    E pavertete gjithcka thuhet nga ” banori” i rruges Pasho Hysa. genjeshtrat per nje zonje te nderuar, te perkushtuar e plot miresi nuk zene vend jo.
    E ka treguar me vote Njesia 1 mbeshtetjen per te. E votuar nga te majte e te djathte. Zgjedhja me e mire e Rames per ne parlamentin e ri. Ne qe e njohim, qe na ka pritur, degjuar e rendur bashke me ne per te hapur cdo zyre te shurdhet e per te na zgjidhur problemin e kuptojme shume mire pse sajohen keto shpifje, por me shume bindemi se Lindita do te na perfaqesoje me dinjitet.

  • Lindita Nikolla nuk ka te krahasuar, per vlerat dhe punen e palodhur. Modeli i saj drejtues, ka bere qe sot e 6 vite me pare Administrata e Njesise Bashkiake Nr.1 te sherbeje pa lodhje per çdo qyetetar te asja Njesie, qofte i majte apo i dhjathte, Ne pune nuk ka ngjyrime politike dhe per me teper kur je ne sherbim te komunitetit dhe problematikave qe i shoqeron ato çdo dite.
    Lindita Nikolla do te jete shembulli me i mire i perfaqesimit ne Kuvendin e Shqiperise!

  • z.Rovena,
    Ne e njohim punen me komunitetin se kemi punuar nje jete te tere ne kete sektor.
    Mos e merni ne mrojtje, problemin qe shtrova me siper eshte realitet, e kemi vuajtur mungesen e ujit per 3 muaj si shkalle.Ndoshta jeni e punesuar ne Njesine e Lagjes dhe dilni ne mbrojtje te saj. Problemi shtrohet qe keta perfaqesues te popullit duhet te jene disponibel te zgjidhin punen e njerezve te thjeshte(Duhet te kuptohemi nuk kerkojme qe te zgjidhe probleme qe nuk i takojne,por problemet e mungeses se ujit, te faturave te larta dhe afrofe te energjise dhe te ujit, problemet e infrastruktures etj. jane probleme qe per vendin qe ka sot i takon te nderhyje prane ndermarrjeve perkatese,pamvaresisht se drejtohen nga te djathet.). Ndoshta eshte e mire per nje grusht njerezish, por per masen e gjere nuk na e mbush mendjen dhe nuk ka si te meret per keq.

  • Z.Selam
    Nuk eshte e mire per nje grusht njerezish por per rreth10.000 votues qe e besuan ate per se dyti here si Kryetare e Njesise Bashkiake Nr.1, dhe qe do te vazhdonin ta benin, vetem fale vlerave dhe perkushtimit qe ka ajo per punen. Dhe te qenit pjese e administrates se saj ne Njesi eshte fat dhe nder i pamase, ku vetem rritesh intelektualisht, dhe ben punen me perkushtim. Model qeverisjeje dhe model ne drejtimin e administrates.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *