Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka paditur deputetin dhe kryetarin e partisë LIBRA Ben Blushi për akuzën e shpifjes.
Këtë padi e ka konfirmuar vet ish-ministrja Nikolla në një status në Facebook, duke sulmuar ashpër deputetin Blushi.
Nikolla thotë se Ben Blushi sulmon dhe ofendon kolegët për përfitime politike, që të marrë vota për zgjedhjet e 25 qershorit.
Ish-ministrja e Arsimit e ka cilësuar LIBRA-n parti fitimprurëse që nuk meriton të marrë asnjë votë.
Statusi në facebook i ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla:
Dua t’ju bëj me dije se sot kam nisur procedurën e padisë për shpifje për Ben Blushin. Nuk do t’i ndahem këtij shpifaraku profesionist, derisa ai të marrë dënimin e merituar në gjykatë. U bë e disata herë që njeriu më parazit që kam njohur në jetën time, më sulmon paturpësisht me gojën e tij të shthurur nga ligësia e mediokritetit.
Një karrierist i llastuar nga jeta, që tri herë u bë ministër dhe tri herë u largua nga detyra pa bërë asnjë punë, nuk mund të shitet sot si politikë e re, pas 20 vitesh në korridoret e pushtetit. Një personazh i pangopur, që i kërkonte ministrave “mediokër” të Edi Ramës, favore.
Kur ky njeri e pa që nuk i’u hapën dyert për çudirat që kërkonte, me ngulmin e njeriut parimor, filloi sulmin e mllefit kundër Edi Ramës dhe ministrave “mediokër”. Kam vendosur ta ndjek deri në fund në rrugë gjyqësore këtë njeri që sot e gjithë kohën do të mbahet mend në Ministrinë e Arsimit, si ministri i arrogancës dhe asgjësë.
Ky gojëlig që shantazhonte kolegët për të nxjerrë, siç e quan edhe vetë pa pikën e turpit, fitimet nga aksionet e veta politike, nuk mund të jetë destinacion për besimin e votuesve që nuk e njohin. Ky njeri ka krijuar partinë e vogël fitimprurëse të radhës, duke premtuar Republikën Re. Ky farë burri, pa din e iman, meriton jo vetëm që të mos i jepet asnjë votë, por, gjithashtu, edhe dënim për shpifjet e tij për shkak të detyrës.
Demaskimi i këtij paraziti ekzemplar të jetës publike është një detyrim ndaj të gjithë atyre qytetarëve që njësoj si ne, kur nuk e njohin se çfarë marifetçiu i paskrupullt është, mund të bien pre e shpellës së errët të gojës së tij të ligë.


Epo dhe durimi ka nje fund.Mire ja keni bere ketij derdimeni,qe ka krijuar partine gjoja me statut dhe brenda disa diteve e kane denoncuar publikisht dhe bashkepunetoret e tij me te afert.Kjo eshte cilesia e tij.Nuk e kuptoj se si zonja Hafizi nuk reagon.Dy gjera jane :ose nuk e njeh mire ose…jane njesoj dhe shpreson te behet deputete…Turp.
Ky Blushi asht kokrra e humorit.Jo vetem ka etiketue partin e vet LIBRA per tu shitur Blushi mendimtare si njeri i kultures i librit.Por “Filozofon” idiotizma ne cdo gje qe i serviret ne enderr per ta vecuar te nesermen ne LIBRA.Ndersa une si komentues kem variant tjeter.Me kete etiketim LIBRA don te beje biznes.Per te magazinuar libra ne bibloteke ose per ti shitur ne ndonji dyqan librarie.
Me kete etiketim asgja nuk e lidh me karatristikat dhe nevojat e domosdoshme me mbijetesen e popullit.Pervec se etiketimi LIBRA do i pershtatej ma mire kontributit ne lufte kunder analfabetizmes.
Ne huazim dhe une si BLUSHi mendoj qe ne nji dite te bukur te vitit nga LIBRA te dalin ndonji faksion partie FLETORIA.BLLOKU.TEFTERI etj etj.
Imagjino se cfare duhet ti bejne studente kesaj ministres per gjithe problemet qe u ka shkaktuar e ashtuquajtura “reforme arsimore” qe me mire do te meritonte te quhet rremuje arsimore per te favorizuar Neim Cilin dhe universitetet private. Ja problemi i fundit me te cilin po hasen studentet: http://www.respublica.al/2017/06/09/sorollatje-p%C3%ABr-student%C3%ABt-e-masterit-u-hiqet-rimbursimi-nga-shteti
Rama dhe Blushi vijne nga e njejta tradite,ndryshon vetem nje detaj.Rama provoi dajakun e malokut,ndersa Blushi jo.Rama me gradat e dajakut tye malokut u gradua minister.Blushi u be minister pa grada.Sikur ate dite qe u dogj redaksia e Koha Jone,Blushi te kishte qendruar pak me vone per nje pune,do ti kishte marre edhe ai gradat e dajakut Tropojan,por nuk e pati kete fat.Meqe kane dale te dy nga e njejta dere,,nga 500 mije votues te PS,vetem Blushi nuk do te behet minister.Sikur nje bombe atomike ti shuaje fare,nje qen ne rruge do ta gjeje Rama per minister dhe Blushin jo.Por neqoftese Blushi i kthehet Rames me tre deputete dhe Rama te kete nevoje per nje shumice edhe per tre deputete,Blushi behet jo vetem minister,por kryetar parlamenti,se presidentin nuk e heq dot,kurse kryeministrin nuk ja leshoi as cadres.
Ish ministria e Arsimit LINDITA NIKOLLA, nen drejtimin e nje psikopati si EDI RAMA, pak probleme, ngatarresa i solli nxenesve maturante qe mbaruar ne vitin 2016 e shkollave te mesme me lloj-lloj sajesash ne menyre qe te mos vazhdonin shkollat e larta, universitetin. Jo vetem kaq por deri nxenesve me mesatare te larta dhe te shkelqyera nuk i doli shkolla e larte. Ne momentet e fundit nderruan lendet per provime e deri menyrat e dhenies te provimeve, deri me afate te shkurtuara. Maturanteve te vitit 2016 ju prishen enderrat dhe te ardhmen per te studjuar ne momentet e fundit ne menyre te papritur. Prandaj mender LINDITA NIKOLLA si shume po broçkullit.
A u ngriten çmimet per te vazhduar shkollat e larta publike dhe orientimi ishte qe te shkonin neper universitete private. Akoma more milet nuk u ngopet me bemat e qeverise perverse te EDI RAMES. Qe nuk ka bere asgje, vetem se ka ngritur çmimet dhe denuar e gjobitur shtresen e varfer e te mjeruar deri per rregullimin e nje çatije.
E kuptoni qe grupimi politik PD + LSI + PS qe kane sunduar vendin prej 27 vjetesh nuk jane asgje tjeter vetem disa mafioz politik, maskarenj qe nuk bejne zgjedhje te drejta, te barabarta e te lira edhe mbrenda partive te tyre. Akoma nuk jeni ngopur me keto palaço qe shkaterruan vendin nga ana ekonomike dhe sociale.
Tani, Evropa na konsideron si nje popull me shumice origjine rurale, fshatare, katundare, injorante dhe gelle, ku nga kjo shtrese kane dalur politikanet tane te qelbur. Sepse ke frike ti afrohesh afer se “te qelbin” me perversitetet, fjalet dhe punet e tyre te pista.
Njeri thote duhet “Rilindja” dhe tjetri thote duhet “Republika e re”, neser do te dali nje tjeter qe do te thote qe nuk e quaj 28 NENTORIN 1912, shpalljen e pavaresise, sepse pavaresia eshte tani dhe vjen me mua, perseri del nje tjeter qe uluret qe me 29 nenetor 1944, nuk eshte çliruar Shqiperia, çlirimi i vendit fillon me ardhjen time ne pushtet. Te gjithe personat nga ky takem vagabondash dhe maskarenjesh duhet te hidhen ne koshin e plehrave dhe te digjen, “ne asnje rast te mos dergohen per riciklim plehrash” sepse jane nje soj te rrezikshem. Tung.