Data e mundshme e lindjes së bebes, që deri më sot mbarë botës i ishte thënë se ishte 13 korriku, në të vërtetë pritej të ishte më 19 korrik. Por, as kjo datë nuk u verifikua dhe ajo që sigurisht do të ndodhë është ardhja e foshnjës mbretërore në jetë brenda 2 gushtit. Mbretëresha nga ana e saj shfryn: “Duhet të shkoj me pushime…”, ndërsa Kate dhe William kthehen në Londër
Pritja për beben mbretërore vijon. Mesa duket e prisnin në ditën e gabuar. Një gazetë angleze ka zbuluar se data e parashikuar për ardhjen në jetë të foshnjës në spitalin londinez “St. Mary’s Hospital” ishte 19 korriku. E nëqoftëse edhe kjo datë për nëntë muajt e shtatzënisë skadoi të premten, një vonesë e konsideruar normale, mund të bëjë që foshnja të lindë pas një ose dy javësh, maksimumi deri më 2 gusht, shkruan “Daily Telegraph”. E përditshmja londineze e ka vënë lajmin në faqe të parë, si për të paralajmëruar familjen mbretërore, gazetarët dhe gjithë pjesën tjetër të planetit që pritën më kot datën e gabuar dhe janë të detyruar të rrinë në pritje edhe ca ditë më shumë.
Por sipas “Sky News” foshnja është gati të dalë në jetë. Kate dhe William e kanë lënë shtëpinë e prindërve të saj në Berkshire dhe janë kthyer në Londër të premten në mbrëmje, në apartamentin e tyre në “Kensington Palace”, vetëm 5 minuta larg spitalit “St. Mary”. Aty infermierëve dhe mjekëve u është dhënë urdhri të ruajnë plotësisht heshtjen dhe të qëndrojnë plotësisht esëll: të mos pinë asnjë gllënjkë alkool, në mënyrë që të jenë gati për të asistuar Kate-n dhe që Mbretëria e Bashkuar më në fund të ketë trashëgimtarin e saj.
Por si u arrit në një gabim të tillë, pra ngatërrimi i ditës së lindjes së bebes mbretërore, kjo nuk është ende plotësisht e qartë. Pallati i Bakingamit në komunikatën e tij të vetme zyrtare mbi lindjen, kishte thënë se ajo ishte parashikuar të ndodhte në mes të korrikut, që i bie 15 korrik. Prandaj që prej 13 korrikut u vunë në pritje të gjithë. Por pësuan një zhgënjim të madh dhe një padurim në rritje, kur data nuk u vërtetua: Madje edhe mbretëresha Elisabetë, shpërtheu ditën tjetër duke iu përgjigjur pyetjes së një vogëlusheje në publik se shpresonte që “bebja të vinte shpejt, sepse edhe ajo duhet të shkonte me pushime”.
Mesi i korrikut do të thotë edhe disa ditë pas 15-s, por për fatin e keq të të paduruarve as 19 nuk u verifikua. Dhe meqë ra fjala, data e fiksuar për pushimet tradicionale verore të sovranes në kështjellën “Balmoral”, në Skoci fillojnë më 26 korrik, pas një jave. A do të mbërrijë bebja mbretërore para asaj date? Të gjithë shpresojnë që të ndodhë kështu./ D. Gjuzi
E po te trashe fare te dy. Si nusja dhe dhendrri. Edhe kur pjell lopa mbahet mend data… Po mjeket?
Mbase dhendri s ka qene i pranishem ne hedhjen e farres…s ka si te dije kur do mbije e kur do piqet 😛 hahahahaa…Mbase diten qe lind femija duhet te kthehet ne kohe e te verefikoje ne shoqerine e kujt ishte partnerja…..Tradita familjare (Daiana por edhe Carlsi) se perjashton tradhetine….Nejse rendesi ka qe lind nje trashegimtar 🙂 …..
qa bahet mor vlla.lind zonja ne angli merr300 milion euro lind ne shqiperi smerras 50 mij lek te vjetra
Kujt i plasi se polli mbreteresha nje bastard . Ca lajme te pavlera . As s’esht ne interes dhe dobi te askujt. Bej lajme kot . Serviloset bota ca funderrianve te lig.