Një qytet i vogël në veri të Italisë po feston ardhjen në jetë të foshnjës së parë, prej vitit 1987.
Në Ostana, qytezën malore, në provincën e Kuneos në Itali jetojnë vetëm 74 banorë.
Siç shkruan gazeta italiane “La Stampa” Pablo, djali i Hose-s dhe Silvias lindi në një spital të Torinos, javën e kaluar.
Kryebashkiaku i Ostana-s, Xhiakomo Lombardo tha se “Me Pablon, ëndrra e komunitetit të vogël u shndërrua në realitet, pasi popullësia ishte tkurrur këto 20 vitet e fundit”.
Autoritetet në Ostana po përpiqen të ndryshojnë tendencën e deritanishme të shpopullimit, me krijimin e vendeve të reja të punës. Prindërit e Pablos, spanjolli Hose dhe Silvia nga kishin planifikuar të largoheshin pesë vjet më parë, por vendosën të qëndrojnë, kur iu ofrua menaxhimi i strehezë për alpinistët dhe eskursionistët.
Lindja e Pablos është konsideruar si një ogur i mirë për qytezën malore, ku dallon vendosja lejleku që mban në sqep çantën blu, simbolin e lindjes së Pablos.
