Pas gati një dekade masash të egra anti-krizë, grekët e treguan qartë se janë të lodhur e të zemëruar.
Çmimin e pakënaqësisë së grumbulluar në kohë, për të shpërthyer në mënyrën më të qartë që populli ka për ta treguar vullnetin e vet, Aleksis Tsipras e pagoi me dorëzimin e çelësave të zyrës së kryeministrit.
Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme të 7 korrikut e detyroi të pranonte disfatën e partisë së tij, SYRIZA përballë partisë së qendrës së djathtë, Demokracia e Re, e cila erdhi me premtime fare të thjeshta, por që në këto momente ishin muzikë për veshët e grekëve: prosperitet dhe ulje taksash.
Pas viteve të barrës së mundimshme të masave anti-krizë, Tsipras arriti ta nxirrte vendin nga abisi i krizës financiare dhe në përgjithësi, tabloja ekonomike është përmirësuar.
Por kjo nuk mjaftoi për grekët.
Europa, sipas Bloomberg, zbuti një populist, e tani ai po paguan koston. Aleksis Tsipras përfundoi duke fituar respektin e liderëve të huaj, por humbi atë të njerëzve të vet.
Në sytë e disa udhëheqësve të Bashkimit Europian sic është rasti i kancelares Angela Merkel, ai arriti ta merrte vendin nga buza e greminës e ta çonte në një rrugë sigurie e përgjegjshmerie.
Megjithatë për The Guardian, Tsipras bëri tre gabime.
Greqia lë pas pesë vite poshtërimi dhe ankthi, – pat deklaruar ai në ditën e zgjedhjeve në 2015-tën. Në katër vitet që pasuan megjithatë, u përpoq, sipas të përditëshmes prestigjoze britanike ti afrohej pikërisht atij establishmenti të cilin u zotua me forcë ti kundërvihej: mbrojti oligarkët e vjetër dhe nxiti një brez oligarkësh të rinj.
Me masat anti-krizë, ish-ministri gjerman i financave Wolfgang Schäuble e akuzoi se po ia hidhte “barrën më të dobtëve“.
Tsipras, nga ana tjetër, për opinionistin e The Guardian, David Adler, kapitulloi sepse i ndryshoi idetë e tij dhe praktikisht e rimodeloi në mënyrë aktive qeverinë e tij të majt% si një forcë të krahut të djathtë në skenën botërore.
“Unë mendoj se tre janë mësimet që duhen nxjerrë nga renia e Syrizës prej fronit.
E para, se nuk duhet të kënaqte dëshirat e opozitës. Një shpjegim i thjeshtë i rënies që kanë pësuar partitë e majta gjatë çerek shekullit të kaluar është paaftësia e tyre për të diskutuar mbi shqetësimet e së djathës, por Syriza tregoi se imitimi i krahut të djathtë, nuk e ndihmoi shumë të tatëpjetën e ngadaltë të saj.
Përkundrazi, flirtimet e Tsipras bën që partia e tij të humbiste identitetin e vet kryesor, duke i inkurajuar kështu kundërshtarët e saj përgjatë gjithë rrugës.
E dyta është të mos investohen shpresat e një lëvizjeje në figurën e një politikani. Është kthyer në refren në Greqi se “Tsipras është Syriza”: se ai është i vetmi me shkathtësinë politike t`i mbajë të bashkuara fraksionet e së majtës greke.
Por ashtu si një piramidë e përmbysur, personifikimi i platformës së Syrizës e bëri politikën e saj të paqëndrueshme, e të prirur të anohej në çdo drejtim që merrte Tsipras.
E treta, flaka e rebelimit duhet mbajtur gjallë. Syriza u ngjit në pushtet me premtimin të sfidonte status quo-në, por fryma e rebelit brenda saj u fashit shpejt, e bashkë me të, u davarit dhe mbështetja që merrte nga baza”, tha David Adler.
Për disa analistë, vota e 7 korrikut ishte shenja se grekët u kthjelluan prej iluzioneve.
Për Spiros Moskovou, zgjedhësit e zhgënjyer në vendin fqinj tani e dinë për cdo rast se kthimi në kohën para krizës është i pamundur.
Greqia ende është nën mbikqyrjen e kredidhënësve dhe ka nevojë për një rritje shumë më të madhe ekonomike.
Edhe pse papunësia shënon një rënië nga 26 në 18%, Greqia vazhdon të mbetet vendi me papunësinë më të lartë në BE.
Nevoja për investime është urgjente, dhe Nea Demokracia, ka shumë përgjegjësi mbi vete.
New York Times shkruan se Kyriakos Mitsotaqis ka qenë mjaft i nënvlerësuar në Greqi. Madje, sipas gjigandit mediatik amerikan, përcmimi i tij ishte një lloj sporti kombëtar në vend. Kritikët e quanin “ Koulis“, një deformim i emrit të tij.
Pas triumfit në zgjedhje megjithatë, është Mitsotaqis ai që mund të thotë tani: “qesh mirë kush qesh i fundit“.
Por Mitsotakisit do t’i duhet t’i bindë ata që mendojnë se i mungon kompetenca për të menaxhuar siç duhet kompleksitetin e sfidave ekonomike dhe sociale me të cilat përballet Greqia, ndërsa nga ana tjetër, duhet të bëjë kujdes të mos përsërisë gabimet e paraardhësit: të premtojë shpresë, e të më pas, të sjellë zhgënjim.
l.h/ dita

Grekeve nuk u pelqejne te bardhet si Ciprasi,po u pelqejne njerezit ezmera te zinj si Micotaqisi.Ndihen brenda llojit te vet se nuk jane te zhvilluar ne mentalitet.I shikojne njerezit nga ngjyra e lekures jo nga vlerat.
Qaj hallin,ti si arrin per 100vjet.
Jo greket kur shohin se kujdeset ma shume per oligarket se sa per popullin i thone ik me voten e tyre! Shqipet durojne e durojne e durojne derisa te ngordhin …
Tsipras ishte thjesht nje demagog dhe genjeshtar .Ishte nje kopje e Andreas Papandreut .Populist ,perpunues dhe shfrytezues i krizes ekonomike ,arriti te bente per vete ,pjesen me te madhe te popullit grek ,i lodhur dhe i varferuar nga qeverisjet e PASOK dhe NEA DIMOKRATIA !!
Ne kohe krizash ,popujt pelqejne teatralet dhe sharlatanet .Tsipras i opozites nuk kishte lidhje fare me Tsiprasin e qeverisjes .
Siç zakonisht ndodh me te majtet ,qe pretendojne qe vijne nga gjiri i popullit ,fillojne e shijojne te mirat materiale te pushtetit sapo marrin pushtetin .
Nuk eshte e rastit qe skandalet me te medha qeverisese ne Evrope i perkasin te Majtes.
Tsipras ishte “i fundit i genjeshtareve te majte” te Greqise .
I pari ishte Andreas Papandreu….jashte nga NATO dhe BE sapo te marrim qeverine .Trapin e beri .
I dyti i biri ,Jorgaqi ….para ka plot ,por i kane te pasurit ,do ja u marrim sapo te qeverisim .Trapin mori ,e coi PASOK un nga 40 % ne 4 % .
I treti anglishtfolesi me i keq i Ballkanit ,shoku Tsipras….do lirojme pooullin grek nga vargonjte skllaverues te Bankave dhe Korporatave .Trapin dhe ky .Zbatoi pike per pike dhe me keq akoma programin e ndihmes nga Banka Boterore dhe FMN .
P.S ….Gaz Kapllanin e kam lexuar ne Greqi dhe kam shume respekt .Tek i lexoja nje shkrim kunder qeverise se re greke ,mu dhimbs shume .Eshte e habitshme si katandiset njeriu kur i ofrojme karrige dhe para .Le te themi.se mu duk si varianti mashkullor i Spiropalit !!
Shume per te ardhur keq !!