Hekurudha Kosovë- Shqipëri, larg realizimit

Dita

Projekti që do të bënte “ bashkimin” e Shqipërisë me Kosovën, ai i linjës hekurudhore në mes të dyja vende, ende është larg jetësimit, pasi ende nuk ka filluar as studimi i fizibilitetit.

Për institucionet ky projekt është mjaft i rëndësishëm, ndërsa për ekspertw të ekonomisë, nuk do të duhej të ndodhte në këtë kohë për shkak të kostos së lartw buxhetore, por edhe për shkak se nuk ndikon në zhvillimin ekonomik.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, gjatë muajit janar të këtij viti në një takim me ministrin i Infrastrukturës dhe Transportit të Shqipërisë Edmond Haxhinasto, kanë rwnw dakord që menjëherë të fillojnë punimet nga grupet e ekspertëve për ndërtimin e linjës hekurudhore Kosovë-Shqipëri.

Zharku aso kohe pati thënë se do të mundohet që të gjejë mekanizma për financim në mënyrë që të fillohet studimi i fizibilitetit, por deri më tani nuk është bërë një gjë e tillë përkundër takimeve të shumta të dyjave palëve.

Drejtori i Departamentit të transportit tokësor, Xhemë Veseli në Ministrinë e Infrastrukturës, tha për KosovaPress , se ka filluar aplikimi së bashku me shtetin shqiptar në Komisionin Evropian dhe në Bankën Evropiane për financimin e këtij projekti kaq madhor për të dyja vendet dhe se janë në pritje të një përgjigjeje, në mënyrë që të fillohet me studimin e fizibilitetit.

Veseli tha se ndërtimi i linjës hekurudhore Kosovë-Shqipëri do të jetë një korridor shumë më interes për vendin tonë.

Kurse, kryeshefi ekzekutiv në Infrakos, Agron Thaçi tha se deri më tani ka pasur vonesa nga pala shqiptare dhe se duhet të kërkohet gjetja e një modaliteti më të favorshëm dhe më ekonomik për jetësimin e këtij projekti.

“Konsideroj që Republika e Kosovës nuk duhet të heq dorë nga ky projekt strategjik madhor dhe duhet të lidhemi patjetër me Republikën e Shqipërisë, duhet të lidhemi në një të ardhme të afërt, bile të paktën me kufirin dhe të shohim mundësin pse jo edhe me minierat e veriut të Shqipërisë. Hekurudhat këto që i kem në funksion janë realisht mirë, nga aspekti i funksionalitetit dhe janë plotësisht funksionale, nga aspekti i nivelit të sig urisë në komunikacionin hekurudhor”, tha ai.

Share This Article
9 Comments
  • Pervec Metrove brenda Qyteteve te medhaja, gjithe Linjat Hekurudhore jane me humbje ne Bote.
    Amerika paguan Miljarda Euro ti mirmbaje, ti ruaj nga Terrorizmi.
    Ne qe nuk i kemi, perse duhet ti futemi kesaj belaje?

  • Ndertimi i hekurudhes do te ishte ruajtja e e jetes dhe e shendetit per njerezit por edhe ulje e madhe e kostos se transportit te mallërave , pra do te ishte rritje e madhe e vlerave jetesore dhe ekonomike per kombin Shqiptar Kur te behet kjo hekurudhe do te futemi realisht ne Evrope .

    • JO PER GJE, POR KESHTU I BERI GREKU RRUGET PA FIZIBILITET, DUKE U FUTUR NE KREDI DERI NE GRYKE, DHE TANI THONE SE PER NJA 30 VITE NUK NGRE KOKE LART.

  • O babi cfare do me thene Deputet e pyet i biri..?
    Deputet quhet ai qe eshte Agronom dhe ngrihet e flete kompetence per ekonomine,qe po te ishte rrugeve do ta kishin marre njerezit me shpulla suratit.

    Keshtu eshte dhe puna e komentuesve neper webe.

  • Darius, eshte argument mjafte i dobet ky i perbuzjes se profesioneve . Kam mbaruar fak.agr.pergjithshem, para revolucionarizimit (shkaterrimit) te shkolles . Shumellojshmeria e njohurive qe merrej aty, nuk merrej ne asnje fakulitet tjeter.Vitin e pare e te dyte vend kryesor zinin shkencat e natyres e te tjera te pergjitheshme.Beheshin disa lende ne fushen e ekonomise; si te ne nuk behej ne asnje fakulitet lenda e organizimit, pedagoget tane jepnin kete lende ne fak.e tjera ne UT. Stafi i pedagogeve kishte mbaruar jashte e ishin me autoritet nderkombetar. Ekonomine shqiptare deri me 1990, e mbajten ne kembe specialistet e bujqesise dhe deget inxhinerike te UT. Nga vitet ’80 e ketej shkolla e uli shume cilesine. Pastaj o Darius ,si mund te jene drejtues mesues (shume syresh te ciklit te ulte) e mjeke ?. Pastaj o Darius te gjithe jane bere jurist e ekonomiste po ku eshte rezultati ?…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *