“Linkoln” është një nga filmat më kolosalë të kohëve të fundit. Por në skenarin e produksionit të nominuar për 12 çmime Oskar ka një gafë të karakterit historik. Duket se regjisori Stiven Spilberg nuk e ka “kapur” gabimin në lidhje me historinë e Konektikatit. Parlamentarët e këtij shteti, 150 vjet më parë votuan pro amendamentit 13/0, i cili shfuqizoi skllavërinë. Por në film ndodh e kundërta, ata votojnë kundër. Gabimi është kapur nga deputeti Xho Kutnei, i cili i drejtuar regjisorit Spilberg një letër proteste. Por ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.