“Lio”, kaos midis Barcelonës e Mesit

redaktor

Lio Mesi. Është një lojë fjalës në titullin e madh të gazetës “Marca” dje. Lio është gjysma e parë e emrit të Lionel Mesit, por në gjuhën katalanase do të thotë edhe kaos. Sipas gazetës më të madhe spanjolle, ka kaos midis Barcelonës dhe asit të saj, i cili ka refuzuar të nënshkruajë rinovimin. Dy palët nuk bien dakord për shifrat financiare dhe “Marca” shkruan se 45 milionë euro ndajnë aktualisht Barçën nga Mesi. Ish-presidenti Rosell premtoi se argjentinasi do të bëhej lojtari më i paguar në botë, por tani presidenti Bartomeu mendon se arka e klubit nuk mund ta përballojë rritjen e pagës. Në këto kushte, babai dhe njëkohësisht agjenti i lojtarit, Horge Mesi, nuk ka pranuar asnjë kusht, duke i mbyllur menjëherë derën dialogut e duke ua hapur atë klubeve më të pasur. Pretenduesit e mëdhenj janë dy, Paris SG dhe Manchester City, por milionat e duhura nuk i mungojnë as një klubi tjetër, Monakos. City ka ofruar 25 milionë euro në sezon, por deri në verë mund të shihet një garë e vërtetë për të marrë atë që vetëm pak ditë më parë u shfaq në formën e dikurshme si lojtari më i mirë i planetit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *