Liqeni i Belshit dhe zona përreth tij do të transformohen së shpejti në një hapësirë publike me shije e cilësi europiane.
Këtë e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili në vijim të publikimit të projekteve në kuadër të programit të Rilindjes Urbane, postoi sot fotografi të këtij projekti të rëndësishëm për zhvillimin e Bashkisë së re të Belshit.
“Liqeni i vogël në zemër të Bashkisë së re Belsh dhe mjedisi përreth tij, pas një rrënimi e braktisjeje çerekshekullore, do të transformohet së shpejti në një hapësirë publike me shije e cilësi europiane, falë mbështetjes nga programi kombëtar i Rilindjes Urbane”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”.






Kopjo si manhatan,u pa puna do kthehemi nga manhatani e do jetojme ne belsh
Interesant! Qofte e thene dhe e bere! Megjithate, deri tani, vazhdojme te shohim vetem foto, dhe asgje konkrete!
Rri se je mir tek shpella e jote, apo ju vret syt bukuria ju toca.
Sipas SAMI FRASHERIT, ne territorin e Liqeneve te Belshit duhet bere Kryeqyteti i Shqiperise i ndertuar sipas urbanistikes dhe arkitektures se ZVICRES dhe asaj boterore. Por shqiptaret e çuditeshme kurre dhe asgje nuk dine ta bejne persembari.Kryesisht politika dhe qeverite shqiptare, me shume kane prishur pune se kane rregulluar, qe nga data 28 NENTOR 1912.
Perpara kesaj data kombi Shqiptar ishte i pushtuar nga Perandoria injorante dhe perverese Osmane duke filluar 10-te vjet nga vdekja e GJERGJ KASTRIOTIT qe e kishin ndare e coptuar ne 4-ter vilajete. Cila nuk ndertoj asnje rruge, asnje ure, asnje shkolle, bile duke mos lejuar te mesohej gjuha shqipe. Prap nga ky ndikim nuk bejme tamam dhe si duhet asgje. Liqenet e Belshit jane nje dhurate e natyres, por banoret e zones mbrenda mundesive qe kane nuk i kane bere liqenet kosh plehrash dhe zonen e mbajne paster. Kjo tregon kulture. Sa me larg Belshi dhe Dumrea nga politika mafioze e ketyre 27-te vjeteve aq me mire. E cila sjell vetem anarki, prishje te sistemeve natyrore per interesa te klaneve mafioze politike dhe qeveritare sepse jane jashteqitja e ketij populli qe qelbin dynjane.