Sa kohë njeriu është i gjallë,
i lidhur është me zinxhirë,
një vetëtimë i nxin në ballë,
dhe asnjëherë nuk është i lirë.
Sa kohë frymë njeriu merr,
rri i hutuar në udhëkryq,
e vjen vërdallë-si në një ferr,
çdo çast me veten është në gjyq.
E lodh-e tret paragjykimi,
e telikos mundim’ i jetës,
dhe frikacaku-edhe trimi,
në cep i rrinë të vërtetës.
Në skaj i rrinë të vërtetës,
me hir-në daç-a me pahir,
kush ngjyen në pjatën e jetës,
në asnjë çast nuk është i lirë…
Nga mijëra fije mbahet lidhur,
i zhytur në një pus të thellë,
eh-jeta është pelin i hidhur,
ku korret fara që ke mbjellë.
Në paralele-meridianë,
veç himni i lirisë jehon,
të gjithë në buzë ata e kanë,
sepse liria u mungon.
Dhe mbreti më i madh nê botë,
s’e ka lirinë e një trumcaku,
të një trumcaku krejt të kotë,
por që lirinë e ka-së paku…
Njeri-mos rri kaq larg varrezës,
ku prehet kurm’ i njerëzisë,
e fundit ditë e jetëzezës,
është ditë e parë e lirisë….
Kur shuhen yjet dhe poetët
Me mijëra vargje shkruaj pa mundim,
ata në tru më mbijnë me të tepër,
ndaj më mjafton të ulem-miku im,
dhe ato mijëra thjesht t’i hedh në letër.
Sikur t’i biesh anembanë planetit,
nuk mund të gjesh të tillë psikopat,
por gjer tani-ofiqin e poetit,
ende e kam për shpresë dhe për fat.
Po në qofsha makinë poezie,
e di-atë ofiq to ta humbas,
dhe-në një çast të hidhur prej mërzie,
për të shpëtuar-veten do ta vras…
Për të shpëtuar nderin-poezinë,
veten do ta vras me të vërtetë,
që të mos thonë:”U prish një makinë…”,
po të thonë:” U shua një poet!..”
Po të thonë:”U shua një poet,
që këndoi për zogjtë edhe pyjet..”,
në këtë botë-është e vërtetë,
shuhen veç poetët edhe yjet.
Arben Duka

O bejtexhi karagjoz. U çudita me arsyetimin tend te perçart ne Top Chanel. Duket niveli yt bazik kur shkruan dhe sa katastrof kur flisje kodra pas bregut haha haha .
Je lirik, humorit dhe sarkazmist i shkelqyer dhe mos e caj fare nese te shajne. e kane nga xhelozia dhe paaftesia. Te rrosh e te na shkruash sa me shume!
Ji i pavdekshem o poet i popullit.
rri me zogjte te jesh i lire
dhe mos u trazo me halete
se can trapin politika
se poeti vehten vret
Me dashamiresi ju ftoj mos e ekzagjero sepse bëhesh bajat dhe humbet çdo interes.
Bejte me vargje bënte edhe Joyce tek libri i tij “Uliksi” por disa rreshta dhe rrallë.
Sidoqoftë bejtexhiu qe ka pushtuar kujtesen dhe vendin në histori është Sefer Daja.
O shoku bejtexhi pashe intervistën tende ne YouTube dhe dukeshe tamam i dehur. Nuk dije cfare flisje e perserisje ca refrene te mesuara pemendesh. Ore a e kupton se sa qesharak dukesh ne syte e botes? Ka plasur humori e talljet me ty ne rrjetet sociale.
Qente le te lehin….ti shko perpara poet i popullit!