Liria e medias në Ballkan “e paneglizhueshme” thotë komisioneri Hahn

redaktor

Në fjalimin e tij në konferencën e organizuar nga Komisioni Europian, Hahn foli për shqetësimin e disave se BE-ja ka “humbur interesin” në lirinë e medias në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi.

“Më lejoni të jem shumë i qartë: liria e medias është në qendër të procesit të integrimit në BE dhe nuk lihet pas dore,” tha Hahn.

Ai përmendi vendime të gjykatave, kërcënimin e gazetarëve kritikë, pronësinë jo-transparente të medias dhe shpenzimin e parave publike mbi median pa asnjë llogaridhënie si disa nga problemet kryesore në vendet që do të jenë pjesë e BE-së.

“Kur vëzhgojmë panoramën e medias në rajonin që do të jetë pjesë e zgjerimit, shohim gjithnjë e më pak  mundësi për median, të paktën në disa vende, më pak histori investigative dhe madje zhdukjen e emisioneve televizive që kritikojnë,” theksoi Hahn.

Komisioneri nënvijëzoi nevojën për të siguruar pavarësinë e televizioneve në shërbim të publikut, forcimin e agjencive rregullatorë dhe mbrojtjen e vetërregullimit funksional të medias.

Ai gjithashtu tha se Komisioni do të lëshojë rekomandime për të vepruar gjatë 12 muajve të ardhshëm dhe do të ofrojë mbështetje që ato veprime të zbatohen me udhëzime të nxjerra nga konferenca e dytë SpeakUP! Mbajtur në qershor 2013.

Konferenca e mësipërme iu dedikua veçanërisht sfidave më të cilat përballet liria e medias në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi.

“Ju e dini më mirë se unë fuqinë e lirisë së fjalës dhe kërcënimet me të cilat ajo përballet. Sfida jonë këtu është të shtojmë fuqinë e saj dhe të përballemi me kërcënimet. Ju siguroj se Komisioni Europian është dhe mbetet i angazhuar për këtë çështje,” tha Hahn./BIRN

Share This Article
1 Comment
  • Liria e medias ne Shqiperi eshte e mberthyer nga zinxhiret e pronareve dhe te interesave te tyre. Zot Hahn,- pse nuk e nisni me financimin tuaj te drejtperdrejte te disa strukturave mediatike por mjaftoheni duke kumtuar per lirine e saj. Nuk ka dhe nuk mund te kete media te lire nqs mediat dhe gazetaret e saj varen nga parate e pronarit. Hiqni kete vartesi qe te mund te flisni pak me shkoqur pastaj ? Nuk ka pavaresi dhe integritet mediatik kur media dhe mediatiket i ushqejne kalamajte me leket qe u jep pronari i tyre. Te mbìeten kalamajte pa buke po nuk ju binde interesave te pronarit z.Hahn ? E di cdo te thote “kalamaj pa buke ” apo jo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *