Liria e mediave, Bregu: Hoqëm dënimin për shpifje

redaktor
OSBE i kërkon Shqipërisë që të realizojë një dekriminalizim të plotë të shpifjes. Gjatë një seminari për lirinë e medias dhe shprehjes të organizuar nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, Këshilltarja e lartë e OSBE-së, Zenet Mujic tha se “kriminalizimi i shpifjes ka impakt negativ tek gazetarët”.

“Në Shqipëri liria është e garantuar dhe gazetarët nuk ka rrezik të vriten, por shpifja duhet të dekriminalizohet plotësisht. Ajo duhet të përfshihet tek të drejtat civile, ku edhe dëmi të kompensohet në mënyrë proporcionale, në varësi edhe të shkallës së përhapjes së shpifjes”, tha Mujic.

Ndërkaq ministrat Majlinda Bregu dhe Genc Pollo folën për reformat ligjore të qeverisë, që forcojnë lirinë e medias, sic ishte rasti i ndryshimeve të Kodit Penal për shpifjen. Sipas ministrit Pollo, projektligji i ri për median audiovizuale, do t’i vendosë në hullitë e ligjit transmetimet dixhitale. Ndërsa kryetarja e komisionit parlamentar të medias Valentina Leskaj tha se nuk mungojnë presionet ndaj medias, sidomos ndaj gazetarisë investigative.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *