Raporti: Liria ekonomike në Shqipëri më e ulët se në 2014. Problem korrupsioni, prona

Bledar Lumani

Liria ekonomike në vendin tonë ka pësuar rënie në krahasim me një vit më parë.

Kjo konstatohet në raportin vjetor për Indeksin e Lirisë Ekonomike në botë, botuar nga Fondacioni Heritage.

Sipas këtij raporti kjo rënie vjen për shkak të dobësimit të lirisë në biznes, asaj fiskale dhe në investime.

Por vlerësimet më të ulta, Shqipëria i ka në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe të drejtës së pronës.

Shqipëria klasifikohet si një vend me liri të moderuar ekonomike dhe renditet e 63 mes 186 vendeve të përfshira në studim, dhe e  29-ta, mes 43 vendeve të Evropës.

Ky klasifikim shënon një ulje nga një vit më parë, kur vendi renditej respektivisht i 54 në botë dhe 25 në Evropë.

Natasha Srdoc, themeluese dhe kryetare e Institutit të Adriatikut për Politika Publike, thotë se në Shqipëri, rënia e lirisë fiskale, i atribuohet rritjes së taksave.

Ato personale u rritën nga një taksë e sheshtë 10 për qind në 23 për qind dhe ato të korporatave shkuan në 15 për qind. Pra ky ndryshim, e uli nivelin e lirisë fiskale për Shqipërinë”.

Një rënie e ndjeshme prej 7.5 pikësh vihet re tek liria e biznesit. Në raport thuhet se pavarësisht nga reformat e kohëve të fundit, mjedisi jo efiçent i biznesit ende pengon zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Por Srdoc thotë se fusha ku duhet të përqendrohet më shumë Shqipëria është ajo e shtetit ligjor, që përfshin të drejtën e pronës dhe  korrupsionin.

“Që do të thotë shtimi i masave mbrojtëse për të drejtat e pronës dhe çrrënjosja e korrupsionit politik në qeveri dhe ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë”.

Për të dyja këto fusha, pronat dhe korrupsioni, vlerësimi është ndër më të ulëtit mes 10 kategorive të lirive ekonomike, megjithëse përsa i takon gjendjes së korrupsionit është shënuar një përparim i lehtë.

Share This Article
3 Comments
  • Cfare instituti FANTAZEM dhe mashtrues eshte ky,qe pa asnje FAKT percakton politikat ekonomike te nje shteti???
    Me ata tregues qe thone keta,mund te besh lojra fjalesh sa te duash dhe te ulesh nje e te ngresh tjetrin sipas PAGESES SE BERE!!
    Me siguri ky institut do jete PAGUAR nga Sali Berisha per te nxjerre keto konkluzione!
    Edhe lypsat e rrugeve e kane marre vesh se ne Shqiperi pas 23 qershorit shteti e ka luftuar KORRUPSIONIN sa per 24 vjetet e marre sebashku!!!
    Taksa e SHESHTE me taksen PROGRESIVE nuk kane te bejne aspak me mungesen e LIRISE SE BIZNESIT!!
    HARTIESIT E KETIN RAPORTI JANE TE PA AFTE dhe sajojne tregues FALLCO me interesa nga prapa!

  • Po po. Vetem ato qe deklaron Edi Rama me photoshop te tabelat me perqindje jane te verteta. Te gjithe te tjeret genjejne. Poshte armiku kllases.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *