“Liria” zgjat vetëm tre ditë, kapen dy shqiptarët e arratisur nga burgu grek

DITA Online

 

Policia greke ka mundur të arrestojë mbrëmjen e së premtes, dy të arratisurit nga burgu tre ditë më parë në momentin që po transportoheshin drejt burgut të Haniasë.

Ata ishin dy të fundit nga grupi prej 4 të arratisurve shqiptare që mundën t’i shpëtojnë gardianëve tre ditë më parë në portin e Pireut.

Sipas policisë, operacioni u zhvillua në lagjen Nea Filqdelfia rreth orës 21:00 të mbrëmjes, sipas orës lokale. Për kapjen e tyre u dërguan forcat speciale të policisë greke.

Alfons Doçi dhe Emiljano Halili, dy të dënuarit me burgim të përjetshëm nga drejtësia greke nën akuzat e vrasjes dhe trafikun e lëndëve narkotike, nuk bënë asnjë rezistencë gjatë aksionit për kapjen e tyre.

Ata do të dërgohen në gjykatë, ku viteve të dënimit ndaj tyre, do t’i shtohen edhe dënimi për arratisje nga vendi i vuajtjes së dënimit.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *