Kam frikë
U thurën ndjenjat-u bënë rrjetë,
të dy në rrjetë ne mbetëm,
kam frikë e dashur-kam shumë frikë,
kam frikë mos mbetem vetëm.
Nga buza jote rrjedh muzikë,
muzikë edhe gaz,
kam frikë e dashur-kam shumë frikë,
kam frikë mos të humbas.
Dy sy të ëmbël dhe magjikë,
një zjarr që s’mund ta fikësh,
kam frikë e dashur-kam shumë frikë,
kam frikë se mos më ikësh.
Një shpirt i çelur si pranvera,
përhap gjithkund nektarin,
kam frikë e dashur-kam shumë frikë,
kam frikë se mos të marrin.
Të rrahin dallgët me furtunë,
po ti në brigje mbetesh,
kam frikë e dashur-kam shumë frikë,
kam frikë se mos më tretesh…
Veç ty
Me shpirt t’i fala pa ngurim,
veç ty çdo gjë që pata,
me ty e shkurtër më është dita,
dhe më e shkurtër nata.
Në gjirin tënd të ëmbël gjeta,
dhe lule-dhe polen,
me ty e shkurtër më është jeta,
po vdekja kurrë s’më vjen.
Fjalë lamtumire mos më thuaj
Fjalë lamtumire mos më thuaj,
me ty më shkon viti sa një muaj,
mos më lër në akull dhe dëborë,
me ty më shkon dita sa një orë.
Puthmë si një foshnjë dhe më duaj,
në këtë rrëmujë jemi të huaj,
për pak paqe zemra m’u copëtua,
vetëm ty të kam edhe ti mua.
Paqe s’ka gjëkund kjo botë e vjetër,
vetëm ty të kam dhe asnjë tjetër,
në këtë rrëmujë jemi të huaj,
shpjermë sa më larg që të mos vuaj.
Kudo që të shkosh merrmë me vete,
ku nuk ka vullkane dhe rrëmete,
merrmë mua edhe zemrën time,
mos më lër të vetme si jetime.
Se këtu jetime po të mbetem,
porsi loti edhe vesa tretem,
mos më lër të tretem duke qarë,
tani nuk është koha për t’u ndarë!
Ti nuk e di
Ti nuk e di se sa të dua,
ti nuk e di se ç’je për mua,
o ylli im në kraharuar,
për ty unë vdes duke kënduar.
Ti nuk e di-po e di unë,
se ç’do të thotë zjarr e furtunë,
dhe kohë s’kemi as për gjumë,
se jeta është e shkurtër shumë.
O ylli im në kraharuar,
për ty unë vdes duke kënduar.

Askush nuk komenton per keto poezi te bukura! Vetem kur botohen bejte politike me sharje, me fjale te pista, vetem kur Arben Duka me bejte ” ja fut” ketij apo atij politikani, atehere zgjohen injorantet dhe me kenaqesine me te madhe fillojne “luften” mes njeri tjetrit me zhargonin vulgar….
e drejte Iliri
bejme shaka ne komentuesit ,e duam shume bejtexhiun prandaj 😛
https://youtu.be/iUOKiqBCr1g
bukur keto qe lexova ,por linku me poshte
eshte Enderr ….
E lexova i nderuar “Love P A R I S”. E lexova, dhe akoma nuk po e mbledh veten nga ato qe shprehte Gabriel Garcia. Do t’a lexoj dhe njehere ndoshta dhe me shume here. Me siguri.
“…mesova se te gjithe duan te jetojne ne “majen e malit”, pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se si zbret faqen e pjeret….Te thuash gjithmone ato qe ndjen dhe te besh gjithmone ato qe mendon………(per kete te fundit une mendoj se duhet kuptuar drejt si nje njeri normal dhe jo te spekullohet)
Une te falenderoj qe me dhe mundesine te lexoj dicka te mrekullueshme nga pena e G. Garcia-s.
…….
I would follow you ever, my dove,
Be it distant or close destination…
For the first time I”m singing of love,
For the first time I give up contention.
Poezi te ndjera, sh. te bukura.