Një ditë pas vendimit të Gjykatës që shpalli të pafajshëm Arben Frrokun, bashkëshortja e kryekomisarit Dritan Lamaj, Anila, ka postuar një status në Facebook ku shkruan se “…herët a vonë do të vijë dita ime e fitores, sepse unë nuk dorëzohem kurrë”.
“Kam kaluar momente që nuk mendoja se do mund ti kaloja, kam jetuar dhimbje që mendoja se po me vrisnin, kam përjetuar zhgënjime nga persona që nuk e prisja, pasi atyre vetëm të mira u kisha sjellë. Kam pyetje për të cilat nuk kam përgjigje, por jam këtu pasi jeta nuk ka përfunduar ende, dhe herët a vonë do të vijë dita ime e fitores, sepse unë nuk dorëzohem kurrë”, thekson në mesazhin e saj të plotë, bashkëshortja e Lamajt.

*****…..SHume mire, zemra e forte eshte garanci per fitore te çdo njeri.Ju uroi me gjithe zemer te dale e verteta ,te zbulonet vrasesi dhe ta vuaj ne nje burge te perjetshem.*****.