Vetëm pak orë pas vendimit të gjykatës së apelit për lirimin nga burgu të kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, kreu i PD dhe deputetë të kësaj partie e kanë vizituar atë në ambjentet e Bashkisë, institucion të cilit i mungoi për 24 ditë me radhë.
Vetë zoti.Basha në një prononcim për mediat, teksa e cilësoi arrestimin e Mziut të paligjshëm, rikonfirmoi edhe njëherë gadishmërinë e kësaj partie për çfarëdo hetimi që ka të bëjë me llogaridhënien 8-vjeçare të qeverisjes së Partisë Demokratike.
“Si kryetar i Bashkisë së kryeqytetit, si kryetar i shoqatës së bashkive të Shqipërisë, si kryetar i PD dhe opozitës shqiptare gjendem sot këtu sëbashku me kolegë të tjerë për të takuar kryebashkiakun e Kamzës dhe një nga figurat kryesore të PD në Kamëz, zotin Xhelal Mziu, pas marrjes së masës nga gjykata e apelit për ti dhënë fund arrestit të paligjshëm që zgjati plot 24 ditë.Me këtë rast dua të theksoj në mënyrë të prerë se PD siç ka faktuar gjatë 8 viteve të qeverisjes së saj, siç kam deklaruar në ditët e para të opozitës sonë ka qenë dhe mbetet e angazhuar fuqimisht për shtetin ligjor, shtetin e së drejtës, demokracinë dhe në këtë kuadër ka qenë dhe mbetet e hapur për çdo hetim dhe çdo proçes sipas ligjit ndaj kujdo.Faktet tregojnë se mënyra sesi Xhelal Mziu u ndalua, u shoqëruar, u vu në masën e arrestit dhe paralelisht me këtë u ndërmorën masa dhe veprime antiligjore ndaj familjes së tij, bashkëshortes së tij. Fakti se paralisht me këto u ngrit një fushatë e tërë shpifjesh dhe denigrimesh në adresë të tij dhe familjarëve të tij që u faktua terësisht e pabazuar, por e dirigjuar politikisht tregon se kemi të bëjmë jo thjesht me një shkelje të ligjit, garancive kushtetuese që ligji u jep jo vetëm kryebashkiakëve por çdo qytetari shqiptar në çdo cep të këtij vendi” tha Basha.
Sipas kreut të PD-së, rasti në fjalë fakton se mazhoranca e re po konsolidon një steriotip të rrezikshëm, “sundimi i urdhërave politike dhe vënia e gjithçkaje nën kontroll politik”.
“Rasti në fjalë fakton atë që kemi thënë prapavijën e qartë denigruese politike dhe aksionin e përbashkët mafiozopolitik për të denigruar një figurë të zgjedhur për herë të dytë me votën e qytetarëve të Kamzës. Në thelb të këtyre veprimeve qëndron për fat të keq një steriotip i rrezikshëm që po konsolidohet falë mazhorancës së re dhe sjelljes së krerëve të kësaj mazhorance . Ky është steritipi jo i shtetit ligjor, jo i bindjes së verbër ndaj ligjit, jo i sundimit të ligjit, por i sundimit të urdhërave politik dhe përpjekjes për të vënë gjithçka në kontroll politik” u shpreh Basha.

Nuk e kuptoj per ke drejtesi e ka fjalen zoteria e cila triufoi, ate derejtesia e ndaloi dhe i ka dhene liri me kusht por eshte nen hetim .
Pse keshtu do e besh popullin per vete Ti…..ii!!!!????
Me ke je ti me ne apo me Ariun…!