Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Flamuri është simbol i lirisë; ngritja e tij në një vend tregon fillimin e saj (lirisë). Por është liria politike ajo (ose ushtrimi i pushtetit) që mishëron “fundin” e lirisë. ‘Fundi’ i lirisë realizohet kur ajo kthehet nga liri simbolike në liri politike.
Sipas këtij kuptimi, ne me të vërtetë festojmë ditën e flamurit por ne duhet të reflektojmë mbi raportin midis fillimit të lirisë dhe fundit të saj.
Ky raport duhet të jetë subjekt i analizave ku të tregohet se ne jemi ende në lirinë simbolike (de jure). kurse lirinë konkrete (de facto), as e kuptojmë, dhe rrjedhimisht, as e synojmë!
