Lirohen dy pengjet italinë, u kapën nga ISIS

Dita

Janë liruar dy shtetasit italianë  Gino Pollicardo dhe Filippo Calcagno, të kapur peng në Libi që prej korrikut të 2015. Lajmi vjen një ditë pasi dy kolegët e tjerë të tyre, Fausto Piano e Salvatore Failla humbën jetën në periferi të Sabratas gjatë shkëmbimi zjarri mes miliatnëve dhe forcave libiane të sigurisë.

Kanë qenë familjarët e të mbijetuarve që kanë dhënë lajmin mes lotëve, në momentin kur kishin humbur shpresat se mund të shikonin gjallë të dashurit e tyre. Mënyra e lirimit të shtetasve italianë ende ështe paqartë.

Sipas kreut të bashkisë së Sabratas, dy pengjet janë liruar pas një operacioni blic të forcave të sigurisë libiane. Kurse një tjetër zyrtar i lartë i provincës thotë se  Pollicardo e Calcagno kanë arritur të shpëtojnë vetë nga burgu ku po i mbanin militantët e Shtetit Islamik.

Të liruarit kanë dërguar edhe këtë mesazh vido duke u shprehur se janë të lodhur më së shumti psikologjikisht dhe se duan të kthehen urgjentisht në  vendin e tyre

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *