Gjykata e Durrësit vendosi masën “detyrim paraqitje” për punonjësit e CEZ Shpërndarjes, të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “kryerje të veprimeve arbitrare”.
Masa e sigurisë u dha për punonjësit Lulëzim Kupa, Dod Dema, Dervish Dervishi, Idri Hana, dhe Artan Osmani, të gjithë me detyrë elektricistë të CEZ Shpërndarjes në Durrës.
Arrestimi i punonjësve të CEZ-it u bë dy ditë më parë, pas ndërprerjes së energjisë në stacionin e pompave të ujit të pijshëm, që shkaktoi lënien pa ujë të pijshëm të shumicës së qarkut të Durrësit. Mësohet se ndërprerja e energjisë nga CEZ-i i ka shkaktuar ndërmarrjes së ujësjellësit një dëm prej mbi 50 mijë eurosh.
