Policia e Lezhës ka liruar në plazhin e Kunes në Shëngjin rreth 8000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe sekuestrohen rreth 500 cadra e shezlongë.
Policia ka proceduar penalisht 5 përfaqësues ligjor subjektesh për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim taksash” si dhe 2 Drejtorë pranë Bashkisë Lezhë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Aksioni ka vijuar edhe në Velipojë ku janë liruar rreth 2500 m2 plazh si dhe janë sekuestruar 235 komplete (shezlongë + çadra + karrige).
Policia e Shkodrës pa proceduar dy pronarë subjektesh që kishin zaptuar hapësirën publike në plazh.
Operacioni vijon në gjithë vijën bregdetare të vendit.
b.b/dita

Bashkia e Shkodres eshte bashkia me e korruptuara ne Shqiperi,baze ekonomike e politike e PD.Kujdes marrjen ne dorzim te bashkis.Te gjithe pa perjashtim duhen flakur nga bashkia.Me heshtjen e tyre per llojet e ndryshme te manipulimeve e pervetsimeve jane pjestar te vjedhjeve edhe pse jo direct.Duhet hetim I pergjitheshem I kesj bashkije,
Ore mire qe qeveria tallet, po ju o Dita si nuk mendoni pak. Beni nje artikull me nje lajm te madh, 8000 m katror plazh. Beni nje llogari fare trashe, sa perqind e plazhit eshte kjo siperfaqe? Jo mor jo, nuk eshte as 1 perqind. Me kete shifer duan te na bejne budallenj e te besojne se bejne hatane, Po ajo nuk eshte as 400 me linear plazh ore. kaq plazh ka veriu yne? Kjo eshte te tallesh me popullin dhe ju te dites i mbani ison. Po si nuk pyesin gazetaret tuaj perfaqesuesit e qeverise se sa perqind eshte siperfaqja e liruar. Pastaj le te flasin ata, te beni ju artikull e ne te mesojme ndonje gje te vertete. Ju lutem behuni pak me serioz…