Lirohet djali i Luan Baçit, 25 të proceduar për protestën e opozitës

DITA Online

Pas mbylljes së protestës, e cila zgjati për rreth 4 orë, policia e shtetit ka nisur shoqërimet e para. 25 persona janë shoqëruar dhe ndaj tyre ka nisur procedim penal. Mes të shoqëruarve ishin edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike të qarkut të Fierit, Luan Baçi dhe djali i tij, të cilët u lanë më pas të lirë. Shoqërimin e kreut të PD-së Fier, PD e quan hakmarrje të Edi Ramës ndaj Fierit. Zhvendosja e protestës para parlamentit nga policia e shtetit është konsideruar e paligjshme, pasi sipas tyre nuk është lajmëruar më parë.

Partia Demokratike publikoi pamjet e momentit kur është shoqëruar nga policia kryetari i PD-së së Fierit Luan Baçi dhe djali i tij. Partia Demokratike e quan “hakmarrja të Edi Ramës”.

Rtv Ora, raportoi se janë proceduar 25 persona për protestën, shumica e tyre nga rrethet. Në orët e pasdites u la i lirë Luan Baçi, duke u hetuar në gjendje të lirë.

Në orët e mbrëmjes policia liroi edhe disa prej të shoqëruarve në moshë të mitur, mes tyre dhe djalin e kreut të PD-së Fier, Bruno Baçi. Ai do të ndiqet në gjendje të lirë.

Deri tani janë lëshuar 6 fletë arreste. Gjatë gjithë natës policia do të vijojë marrjen në pyetje të personave të ndaluar por edhe verifikimin e pamjeve filmike për shoqërimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme.

Ndërkohë policia e shtetit informon se menjëherë pas mbylljes së tubimit, “në vendin ku pati akte dhune mbi forca e rendit dhe ndaj institucionit të rëndësisë së veçantë,” u ngrit një grup i posaçëm hetimor.

Nga ana e saj policia e shtetit informon se tubimi ishte i paligjshëm.

l.v/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Sa mire ja ban qenit.
    Boll ma.
    Une jam i squt, nuk i mora djemte me vedi. Pse ca…
    Luliiii, mfut nliste !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *