Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është lënë i lirë nga autoritetet sllovene, pas disa ditësh ndalimi në kryeqytetin Lubjanë.
Lajmin e ka bërë të ditur për Top Channel kryetarja e grupit parlamentar të AAK-së, sipas të cilës urdhëri i lirimit është dhënë nga një gjykatë sllovene.
Megjithtë, kryetarja e grupit Donika Kadaj Bujupi nuk ka dhënë detaje të tjera mbi këtë vendim.
Haradinaj u ndalua të mërkurën në aeroportin e Lubjanës, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga policia e serbe në vitin 2004. Ndalimi ndodhi kur shefi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin.
Edhe pse u la i lirë pak orë më vonë, atij iu konfiskua pasaporta.
Episodi shkaktoi reagimin e menjëhershëm të zyrtarëve të lartë kosovarë, por edhe të vetë kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç, i cili shprehu habi për këtë ndalim dhe kujtoi se Haradinaj ka kaluar me të njëjtën pasaportë diplomatike 50 herë në të gjitha vendet dhe asnjëherë nuk është arrestuar.

ky eshte komplet hu. sa turp per ata qe e zgjedhin kete rojen e diskotekave si deputet. nivel bagetie shqipot nga do ku banojne.
Ata qe e zgjodhen jane ata qe do te ta shkedhejne pragun ku ta kesh, morracak i vogel. Lavdi djemve trima e me zemer shqiptar