Gjykata e Apelit të Lezhës, ka liruar ish-kryetarin e komunës së Dajçit, Rrok Rroku, duke dhënë masën detyrim paraqitje.
Rrok Rroku akuzohet për korrupsion dhe vjedhje të kryer duke shpërdoruar detyrën.
Burime nga policia e Lezhës bëjnë të ditur se gjatë kohës që Rroku ushtronte funksionin e kreut të komunes Dajç ka marrë një fadromë, një autobuz dhe disa furgonë, por që nuk u vunë asnjëherë në shërbim të komunitetit, por janë shitur dhe shuma e përfituar është përvetësuar nga Rroku.
Ish kreu i komunës Dajç në Lezhe Rrok Rroku humbi zgjedhjet e 8 majit si përfaqësues i Partisë Socialiste, ndërsa akuzoi kandidatin e djathtë për manipulim të zgjedhjeve.
Shkalla e parë kishte dhënë arrest me burg për ish-kreun e Dajçit, Rrok Rroku dhe për akuzën e ngritur nga prokuroria, ish-kreu i Dajçit rrezikon 8 vjet deri në 10 vjet burg.

une skam vjedh,vec detyren kam ba,njashtu si duhet
Do te bashkohet me Berishen prandaj e falen.